“Kam ngjitur shkallët e karrierës në PD hap pas hapi”,- është shprehur kandidati Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi në emisionin LOG në Panorama tv.
Këlliçi është shprehur se karriera e tij në PD ka filluar që në vitin 2009.
“Rrugëtimi im në parti ka kaluar nga aktivist i thjeshtë deri në këtë fazë që jam aktualisht si kandidat për bashkinë. Ndërsa Veliaj i ka marrë të gjitha postet dhuratë dhe për këtë arsye Edi Rama e tall, i thotë lyej shkallët në orën 05:00 të mëngjesit, e le në një cep në takime të tjera. Të gjitha këto sepse Veliaj i detyrohet atij për karrierën politike. Me mua nuk ndodh kjo, kam takuar 8000 anëtar e simpatizantë partie në Primare”, – është shprehur Këlliçi.










