Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët katolikë që festojnë sot Pashkët.
Berisha me anë të një postimi në rrjeet sociale shkruan se Pashka është dita e shpresës dhe e frymëzimi.
Ndër të tjera ai shkruan, se kjo ditë e bekuar “i ka gjetur kësaj radhe Shqipërinë, besimtarët katolik dhe miqtë e tyre të besimeve të tjera para një zgjedhje historike me datën 14 maj”.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Të dashur miq, sonte besimtarët katolik shqiptar dhe të të gjithë botës festojnë Pashkën, ditën e ringjalljes të Krishtit Mbret.
Pashka, dita e ringjalljes së Hyijt është për çdo njeri, për të gjithë besimtarët, ditë e besimit të madh tek Zoti, te mirësia dhe gjithëfuqia e tij.
Vetishëm Pashka është ditë e shpresës së pashuar, e frymëzimit të njeriut nga vlerat hyjnore dhe njerëzore dhe një e ardhme më e mirë.
Kjo ditë e bekuar i ka gjetur kësaj rradhe Shqipërinë, besimtarët katolik dhe miqtë e tyre të besimeve të tjera para një zgjedhje historike me datën 14 maj.
Duke ju uruar të gjithë besimtarëve katatolik këtë ditë të shenjtë, ju ftoj të dashur miq t’i lutemi ne Zotit që të bekojë Shqipërinë, shqiptarët kudo që janë dhe votën e tyre për rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri.
Pashkën tjetër më mirë ta festojmë! Gëzuar! #sb











