Një ditë pasi presidenti i Tajvanit Tsai Ing-wen u kthye nga SHBA, forcat e armatosura të Kinës njoftuan se do të fillonin sot stërvitjet ushtarake treditore rreth ishullit.
Kina do të kryejë “patrulla të gatishmërisë luftarake” dhe stërvitje rreth ngushticës së Tajvanit, si dhe në veri, jug dhe lindje të Tajvanit.
Tsai u takua në Los Anxhelos të mërkurën me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Kevin McCarthy, duke zemëruar Pekinin, i cili e sheh Tajvanin si një provincë kineze, të destinuar për t’u ribashkuar me kontinentin, edhe me forcë nëse është e nevojshme.
Në gusht 2022, pas vizitës së Nancy Pelosi (paraardhësja e McCarthy) në Tajvan, Kina zhvilloi stërvitje ushtarake shumë-ditore rreth ishullit.
Sakaq, më herët Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se zbuloi një anije luftarake dhe 20 avionë luftarakë të tjerë kinezë rreth ishullit në ditën e parë të stërvitjeve ushtarake të shpallura nga Pekini në ngushticën e Tajvanit.











