Nga Agron PREBIBAJ
Prof.Dr.Sali Berisha neser ditën me marte udhton drejt vëndlindjes për një takim elektoral, por se ka veçantinë shpirtërore për secilin përsonalitet.
Malësia e Gjakovës në të gjitha etapat historike të kombit shqiptar ka patur prenzencën potente në sofren e parë, po veçoj vetem Lidhjen e Prizrenit me tre delegatë nga Tropoja, ku ishin 47 delegatë nga e gjithë shqiptaria.
Kjo nuk është e rastësishme, por kjo vjen si ndjenjë e mbushur me vitalitet e me energji, një thesar me vëçantinë e kombit, me burra e gra të mirëvendosur në sherbim të kombit.
Malësia e Gjakovës (Tropoja) në etapën e demokracisë i dha kombit tribunin e demokracisë Azem Hajdarin, nga Tropoja është babai ose arkitketi i demokracisë shqiptare Prof.Dr.Sali Berisha, i cili sot është në poltronin e shpetimit të demokricisë e funksionimit të të shtetit ligjor.
Malësia e Gjakovës pret birin vet, pret intelektualin, pret politikanin burrë shteti.
Besoj se Tropoja ime e dashur neser do ndigjohet mirë, me bindjen e plotë se Besnik Dushaj finalizon voten e mbi 80% të qytetarëve.
Mirëse vjen Sali thonë Tropjanët, mirëse vjen vjen shpetimtar thotë gjithë kombi!
Zoti e bekoftë Tropojën e kombin shqiptar!











