InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Edison Ypi: Eja, motër, eja shpejt sa është gjallë Shqipëria…

31 Mars, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
YPI: KANË RESPEKT PËR MERITOKRACINË, POR PËR TË GJETUR PUNË FUSIN 500 MIQ

Nga Edison Ypi

Eja Motër, eja. Eja në Shqipëri. Eja në vendin tënd brenda indit tënd. Eja eja. Këtu ka aq dhembshuri, mall, dashuri, punë, aq emocione, aq të papritura, sa kurrkund tjetër. Sa nuk numërohen. Sa Yj’ ka në Qiell. Sa disa Infinita rresht.

Vetëm në Tiranë dhe vetëm “Te Brryli” ke për të parë të rinj të hatashëm me sy të turbullt që nuk i gjen as në romanet e Dostojevskit as në filmat e Pasolinit. Aq intriga që nuk do t’ia kishte rrok’ mendja Shekspirit. Aq meselera, idera, plane, ëndrra, gëzime, krime, qëllime, premtime, shpresa, zhgënjime, dështime, realizime, sa nuk i kap dot asnjë penë, asnjë ngjyrë, asnjë tingull.

Eja Motër. Shqiptarët janë njerëzit më të fuqishëm nën Diellin. Ata janë të gjitha Tigra e Luanë. Por fuqinë, energjinë, imagjinatën, nuk po i përdorin si duhet. Eja t’i mësosh. Luanët, Tigrat, shpejt nuhasin, shpejt kuptojnë, shpejt mësojnë.
Eja Motër eja. Bota i ka bukurit’ nëpër filma. Shqipëria i ka të gjalla. Mund t’i vështrosh e të mahnitesh, t’i dëgjosh e të qash, t’i prekësh e të mrekullohesh. Dhe, pse jo, këto bukuri, mund t’i përdorësh për të fituar duke punuar.

Këtu ka djem e vajza që bëjnë udhëtime epileptike nëpër itinerare Shenjtorësh prej nga shohin krejt Qiejt e krejt Universit. Shqipëria është Shtëpia e Çudisë; Është Dimër je diku, kthen kokën, të rrënqeth Pranvera. Hedh sytë, të mbush Vjeshta. Hedh hapin, të deh Vera. Mbi Shkëmbin e Kavajës do ndjehesh Kleopatra. Mbi Rozafë, Mari’. Mbi Nëmërçkë, mbretëreshë. Mbi Tomorr; Perëndeshë.

Eja Motër, se “Më dridhet Shpirti porsi fleta”. Mos ngurro, mos kij frikë. Duart e ashpra dhe mendja e freskët e shqiptarit do ta eksplorojnë trupin dhe shpirtin tënd, “Porsi me flakë prej rrufeje”. Ato duar do të nxjerrin nga vorbulla e trishtimit. Lëre vorbullën të rrëmbejë kë të dojë por jo Ty. Ato duar do t’i ndezin miliarda qelizat e trurit tënd miliona herë më bukur, më ëmbël, më dridhshëm, më mëshirshëm, më rrënqethshëm, se duart e lodhura të belgut, hollandezit, suedezit, e më the e të thashë.

Eja Motër, “Në këtë çast të perënduar kur po më dirgjen sytë e qarë”. Vëllai që do njohësh këtu, Ay i ashpëri, ay i egri, në dukje i pagdhënduri, të cilin pas pak Ti me urtësinë tënde do ta zbutësh, i habitur si, si e zbulove Ti atë dhe Ai Ty, i përmalluar, me Ballin mbi Tamthat e Tu, do të pëshpërisë me lot në Sy; “Ka plot Dashuri të mëdha të lira si era, lënë tutje-tëhu Botës anembanë, që s’na dinë ku jemi, që s’i dimë ku janë”.

Eja Motër, eja. Eja mësoje vëllain sipërmarrës të respektojë të punësuarit. Eja thuaji se nuk mund të bëhet milioner për tre muaj. Se pagimi i taksave është në të mirë të Tij. Se dollarët dhe Eurot nuk fitohen nga njëqind e njëqind por një nga një.

Eja Motër, eja “Prej hapësirës së pamatë”. Eja thuaji moshatares së këtushme se zyra ku punon nuk është Pasarelë Mode ku shkohet me kërthizë e kurriz përjashta. Eja thuaju miqve e mikeshave se, për asnjë faj gabim apo meritë, në çdo rrethanë apo kombinim rrethanash sado fatlume, me të qënët emigrant, sado të fitosh, nuk del dot kurrë nga pusi i thellë i mediokritetit social.

Eja Motër, eja, eja. Jo si atje që paguani të dy. Këtu me të dashurin më modest s’ke për të paguar kurrë kurrgjë. Ai do ta blejë me kredi dhe do ta fali krejt Korabin e zi me në majë akulloren më të bardhë dhe më të madhe në Botë, borën milenare. Vëllai që do gjesh këtu nuk është ai kafsha që rri tre orë në Floktore pa u shkulur nga poltrona derisa t’i mbushet mëndja se mjekra j’u vizatua përpikmërisht si e tjetrit idiot, yllit të tij të preferuar të tefilmave.

Eja Motër, “Po të thërras me llaftarë”. Eja shpejt sa është gjallë Shqipëria. Mos i dëgjo albanocidët. Ata gënjejnë. Ata nuk duan të vish Ti pa e groposur të bukurën Shqipëri. Ke për ta parë. Kur të jesh Ti këtu, pak nga pak i korruptuari do mësojë të skuqet, do nisë të ketë turp. Polici do jetë më pak i vrazhdë. Politikani budalla do nisi të heshtë.

Shkarrashkruasi i gazetave do ta thyej penën dhe do ta shpjerë në muze’. Opinionisti do futet në një shpellë ku do falet për shpëtimin e shpirtit nga marrinat që ka thënë e nuk do të dalë më kurrë prej andej.

Eja Motër, eja. Ah po erdhe; “Ahere soje do buçasë, prej dhemshurish një Yll së brëndi, e pamje e lumtur do më ngjasë, sikur ta shihja përnjimendi”.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com