Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike të udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj për mosregjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 Majit.
Sipas PD-së koalicioni ‘”Meta-Berisha” ka shkelur ligjin duke përdorur emrin dhe simbolin e Partisë Demokratike, për këtë arsye u kërkua ç’rregjistrimi i këtij koalicioni dhe për të mos garuar në zgjedhjet e 14 majit.
Me vendimin e dhënë nga Kolegji Zgjedhor, koalicioni Meta-Berisha do të vijojë garën për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Trupa që mori vendimin përbëhej nga Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Esmeralda Xhili dhe Alma Kolgjoka.









