InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Prostitucion në qendër masazhi në Tiranë, arrestohen 4 vajza dhe dy djem

28 Mars, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Prostitucion në qendër masazhi në Tiranë, arrestohen 4 vajza dhe dy djem

17 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për bepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve janë dhe shtetasit Xh. M., 26 vjeç, A. H., 25 vjeç, F. S., 24 vjeçe, G. S., 24 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe dhe A. Xh., 22 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë. Këta shtetas administronin një qendër masazhesh në Unazë të Re, në të cilën ushtrohej aktiviteti i paligjshëm të prostitucionit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 aparate celulare, 1 njësi kompjuterike, 1 DVR dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 17 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë arrestuan shtetasit Xh. M., 26 vjeç, A. H., 25 vjeç, F. S., 24 vjeçe, G. S., 24 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe dhe A. Xh., 22 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë. Këta shtetas administronin një qendër masazhesh në Unazë të Re, në të cilën ushtrohej aktiviteti i paligjshëm të prostitucionit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 aparate celulare, 1 njësi kompjuterike, 1 DVR dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– V. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një përforcues grushti (dorezë metalike);

– R. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur biçikletën shtetasit E. A., si dhe një shumë parash shtetasit O. V.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin E. H. (D)., 37 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. D., 18 vjeç dhe Xh. B., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;

– G. P., 18 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– G. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, në Rrugën e Elbasanit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit. Për pasojë autobusi është përplasur me një automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën

– A. K., 36 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Arbrit, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. M. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në automjetin që drejtonte shtetasi E. M., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;

– A. D., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 6 është paraqitur shtetasi V. Z., 52 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të Lidhura

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026
Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026
EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026
Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026
Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026
𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com