InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kandidati i Opozitës prezanton programin për taksat dhe tarifat. Këlliçi takim me biznesin e mesëm e te vogël

27 Mars, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Kandidati i Opozitës prezanton programin për taksat dhe tarifat. Këlliçi takim me biznesin e mesëm e te vogël

Kandidati i Opozitës prezanton programin për taksat dhe tarifat. Këlliçi takim me biznesin e mesëm e te vogël: Biznesi i vogël e i mesëm e ka mbajtur gjallë Tiranën. Mundi dhe perpjekja juaj krijojnë vende pune. Nuk krijojne vende pune fasadat e shfaqjet. Bashkia do jetë partneri i biznesit të vogël. Veliaj nuk ka folur asnje ditë për ju

Ja cilat taksa do të ul e do të heq.

•  Do ul taksat dhe tarifat

• Do luftoj korrupsionin, të ardhurat do rriten

• Taksa per arsimin, bëhet zero

• Taksa e fjetjes në hotel, ulet me 30%

• Taksa e tabelës, ulet me 30%

• Taksa e truallit reduktohet me 30%

• Taksa mbi ndertesen ulet me 30%

• Hiqet taksa e tokës bujqesore, pjesa e Bashkise
[18:32, 3/27/2023] +355 67 283 1629: Zonja e zotërinj,

Përfaqësues të Biznesit te Vogël dhe të Mesëm të Tiranës,

Desha ta filloj fjalën time duke ju falënderuar juve, jo thjesht për pjesëmarrjen në këtë takim ku do te prezantojmë programin tonë në mbështetje të inisiativës së lirë, Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, por në radhë të parë t`ju falënderoj për kontributin tuaj thelbësor për qytetin e Tiranës.

Janë biznese si tuajat, punëdhënësit kryesor, që mbajnë shumicën e familjeve të Trianës me të ardhura. Po ashtu lulëzimi i bizneseve të vogla garanton konkurrencën e lirë që mundëson mbajtjen e ccmimeve të arsyeshme, dhe pengon abuzimet e bizneseve të mëdha që kanë mbështetje politike.

Ju jeni heronjtë e heshtur socialë të qytetit, për të cilët flitet pak apo aspak nga Bashkia e sotme e Tiranës.
Mirëpo edhe kur flitet është vetëm për rastet kur ju komunikojnë rritjen e taksave dhe tarifave vendore, apo kontrollet e pafundme të inspektoriateve të pafundme, që kërkojnë t`ju gjobisin pafundësisht!
Është e paprecedentë në historinë e ndonjë kryeqyteti evropian që administrata vendore dhe drejtuesit vendorë të kenë bërë kaq pak dhe të jenë angazhuar kaq pak për për biznesin e vogël dhe te mesëm, motorin e ekonomisë vendore.

Është e paprecedentë që mos të ketë asnjë debat publik në këshillin bashkiak mbi ju, mbi hallet dhe shqetësimet tuaja, mbi klimën e biznesit në Tiranë, mbi  atë që ju meritoni t`ju ofrohet nga Bashkia që ju ka thyer me kohë kurrizin!

E verteta është që BV dhe BM u ndesh me një rritje të paprecedentë të takasave dhe tarifave vendore që në vitin 2015. Këto taksa dhe tarifa u rritën deri në 10 herë më shumë, si dhe taksa të reja u futën, pa ndryshuar asgjë  në cilësinë e shërbimeve që Bashkia ofron për ju.

Historia e këtyre dhjetë viteve në fakt është një histori persekutimi e mirëfillte ndaj afro 54 mijë bizneseve që operojnë në Bashkinë Tiranë. Ndërsa taksat janë rritur në qiell, shërbimet që ofron bashkia si dhe infrastruktura mbështetëse mbeten po të  njëjta.

Kjo kohë tashme do të marrë fund sepse, e deklaroj këtu: BV dhe BM do të jenë prioritete parësore të mia si kryetar bashkie, dhe sëbashku me ju do të bëjmë çmos t`ju mundësojmë klimën më të mirë të biznësit ndër kryeqytetet e rajon, dhe ta kthejmë Tiranën në pozicionin më të lakmuar për të investuar në të, nga e fundit në rajon që është sot, sipas Raportit Doing Bussines te Bankës Botërore.

Por ndërsa ka shumë punë për të bërë, le të fillojmë sot me hapin e parë:
Ne do të reduktojmë masivisht taksat dhe tarifat vendore, jo vetëm se kredoja jona si Parti Demokratike është për taksa të ulta, por sepse ne besojmë se paratë marrin vlerë kur mbeten tek ju, sepse ju mund të investoni më mirë dhe mençur se administrata burokratike. Ne kemi nevojë për inisiativën tuaj dhe tek unë do të keni një aleat të besuar.

Tani, po ju deklaroj në detaje cilat taksa dhe tarifa vendore do të reduktohen:

Mbi 41 mijë biznese të vogla dhe të mesme do të përfitojnë drejtpërdrejtë nga ky reduktim. Por jo vetëm, edhe bizneset e mëdha dhe ato VIP do të përfitojë. Në fund të ditës të do të përfitojnë të gjithë, 54 mijë bizneset e Tiranës, madje, sado paradoksale të duket, edhe Bashkia e Tiranës.

Zonja e Zotërinj,
Tirana, si e gjithë Shqipëria, vuan nga hiper-informalitetit, nga evazioni dhe shmangia e qëllimshme e detyrimeve fiskale kundrejt shtetit. Kjo situatë nuk ka ardhur sot, por ajo është agravuar sa herë qeveria qendrore dhe ajo vendore, si rasti i Bashkisë Tiranë, kanë rritur taksat dhe tarifat pa asnjë princip logjik dhe ekonomik.
Për Bashkinë ju jeni vetëm një lopë që duhet mjelë, por që nuk duhet të ushqehet. Pak ia ndjen asaj që ju nuk mbani dot veten, që nuk keni  mundësi as edhe të kurseni për vete dhe familjarët tuaj.

Dhe në fakt, pavarësisht se disa tarifa apo taksa janë rritur shumë herë, mbledhja e tyre është rritur pak, duke treguar se informaliteti është i pashmangshëm kur taksat dhe tarifat bëhet absurde dhe pa asnjë logjikë porpocionaliteti.

Sipas OECD, ekonomia shqiptare ka minimalisht 40% informalitet. Pra minimalisht një në tre biznese i shmaget detyrimeve fiskale, ose ndryshe në cdo 10 leke detyrime, vetëm 6 lekë derdhen ne arkën e shtetit apo të bashkisë. Është një shifër e frikshme, e cila vetëm sa është rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Eshtë besimi im se ulja e taksave sic eshte ky angazhim i imi, do të rrisë, ne fund të ditës, të hyrat në arkën e bashkisë, sepse taksat e ulta bëjnë që bizneset ti paguajnë ato. Bashkia e Tiranës ka sot një buxhet të konsiderushëm, afro 240 milonë euro,. Do të mjaftonte ulja e informalitetit dhe zgjerimi i bazës së tatimpaguesve, që cdo vit ne të mbledhim pa shumë sforco rreth 65 milionë euro më shumë. Të gjitha këto do të shkojnë në mbështetje te prioriteteve te reja të Bashkisë.

Unë kam deklaruar se Transporti publik do të jetë falas dhe kam deklaruar gjithashtu një përmirësim radikal te shërbimit të trasportit publik.
Nuk dua të hyj këtu në shumë detaje teknike sepse do ti jap me hollësi ne ditët në vijim, por ju them se kjo paketë kushton rreth 21.5 milionë euro në vit, ku 16.5 milionë do të mbulojnë heqjen e pagesës për biletat dhe 5 milionë për modernizimin e flotës së autobusëve.

Në një buxhet që shkon minimalisht 300 milionë euro në vit, është vetëm 7.1% e tij.

Plotësisht e përballueshmë për të zgjidhur një ndër problemet kryesore të Tiranës sot: transportin publik i cili kur arrin standardin e kërkuar ul trafikun ul ndotjen, ul shpenzimin e karburatit, dmth koston e familjeve, ul ndotjen e ajrit.

Ulet kostoja e jetës sepse kostoja e biletave është peshë e rëndë për familjet e varfëra dhe mundësia për të lënë makinën në shtëpi, ul koston e kripur të karburantit për qytetarët që duhet të udhëtojnë me makinë.

Tirana mban sot rekordin e zi për numrin shumë të lartë të fëmijëve astmatikë. Tirana sot mban rekordin e zi të kryeqytetit më të ndotur në Evropë. Fëmijët tanë vujnë nga astma dhe prindërit shpenzojnë për kurimin e tyre.

Pra, për ata që pyesin sot dhe që do pyesin nesër e në vijim se ku do gjenden paratë, ju deklaroj me shumë përgjegjësi se paratë janë aty, të gjitha, por destinacioni i tyre do të ndryshojë.

Paratë janë aty sepse Tirana i ka mundësitë. Ne do t`i mirëadministrojmë ato. Por në të njëjtën kohë ju deklaroj se kjo ulje drastike e tarifave dhe taksave nuk duhet kurrsesi të ngatërohet si reformë fiskale në nivelin vendor. Në prezantimet e mëpasshme do të dëgjoni hollësitë e reformës fiskale në Bashki.

Nuk po zgjatem më shumë në këtë fjalë hyrëse, sepse dua të dëgjojmë nga ekipi im i ekspertëve përfitimet e BV dhe BM si dhe konceptet kryesore te reformimit të këtij sektori nën drejtimin tim nesër.

Të gjitha këto që thashë më lartë do të bëhen të mundura nga një fjalë e vetme: liria.
Po, ju do të jini të lirë, të lirë të ushtroni dijet tuaja të të bërit biznes, të lirë të plotësoni me vullnetin tuaj të gjithë kuadrin rregullator, të lire të fitoni sipas meritës suaj.

Të lirë, po nga kush?
Nga një bashki që paratë e taksave tuaja i përdor për të bërë shou mediatik, ku ju shpesh jini edhe figurantë në shfaqet e pështira të zaptuesit të dytë më të madh të lirisë suaj. Pra, ju do të jeni të lirë nga Belind Këlliçi i nesërm.

Kaq nuk mjafton. Ju duhet të dini çfarë do të bëjë Belind Këlliçi nesër që liria juaj të jetë e çimentuar.

Këto që po ju them nuk janë fjalë, ide, dëshira. Janë pjesë e një plani të mirëmenduar që do të vihet në zbatim qysh ditën e parë.

Ju faleminderit.

Të Lidhura

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026
5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026
I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

TË FUNDIT

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026

8 Prill, 2026

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com