E kemi thënë disa herë, se ish deputeti Eduart Ndocaj është një familjar dhe i afërm model, pasi asnjëherë nuk humb rast të bëjë dedikime për njerëzit e afërm të tij, duke u shprehur gjithë dashurinë e brendshme, të cilën e përcjell përmes urimeve të veçanta.
Sot ishte radha e nipit të tij, Pietro Lleshi, i cili në 20 vjetorin e lindjes mori një “dhuratë” speciale nga daja i tij.
Urimi i Ndocaj për nipin e tij:
-Nëse mbesat dhe nipat do të ishin bizhuteritë, ata do të kishin gurët e çmuar më të bukur ndonjëherë.
Me këtë thënie të shkëputur nga WEB-e të ndryshme, doja të isha prezent sot në gëzimin e përbashkët me motrën time, Miranda, pasi 20 vite më parë ajo solli në jetë djalin e saj Pietron. Gëzimi i ardhjes në jetë të djalit të tyre, u ndje aq shumë, saqë dhe natyra dhuroi një mozaik ngjyrash të papërshkrueshme. I dashur Pietro! Në këtë përvjetor të 20 tëndi,ën, të dëshiroj veç buzëqeshje për fytyrën dhe zemrën tënde ëngjëllore; të uroj veç lumturi për sytë e tu plot shkrepëtima burrërie; të inkurajoj për vlerat fisnike që i mbart si pasurinë e paçmueshme të trashëguar nga të parët e tu. Qofsh i lumtur dhe paç bekimin e Zotit në Jetë dhe kudo!