Deklaratë nga Rruga e Elbasanit, zëdhënësja e fushatës, Silvi Bardhi
Erjon Veliaj premton tren elektrik, ndërkohë që edhe sot një autobuz i transportit urban ka vënë në rrezik jetën e njerëzve në qytet.
Kryetari aktual i Bashkisë ka vetëm fjalë e fasadë.
Shërbimet e Bashkisë mungojnë, dhe transporti publik nuk është më i sigurtë.
Duhet ndryshim.
Qytetarët e Tiranës kanë nevojë për punë thelbësore, për ndërhyrje që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës.
Qytetarët e Tiranës paguajnë shumë taksa e tarifa dhe meritojnë punë e shërbime, jo propagandë e spektakël.
Transporti publik ka nevojë për një reformë emergjente, dhe këtë do e bëjë të mundur Belind Këlliçi me premtimin që ka sjellë në vëmendje të opinionit publik këto ditë, transport modern, të sigurt dhe falas.