Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi tha gjatë intervistës në RTV Ora se Erjon Velia në 6 vitet e fundit ka mbledhur rreth 764 milionë euro nga taksat e qytetarfëve dhe shumicën e tyre i ka shpërdoruar për luks, paga apo dhe fushatë elektorale. Si shembull ai solli në vëmendje eventin elektoral të organizuar dje nga Veliaj në ambientet e amfiteatrit të liqenit, ku Policët Bashkiakë dhe zjarrëfikësit e qytetit ishin thirrur për të duartrokitur kryetarin e Bashkisë.
“764 milionë euro ka mbledhur Bashkia e Tiranës në këto 6 vjet. Nga këto me të dhënat e vetë Bashkisë së Tiranë, 440 milionë euro ose 57% kanë shkuar për luks, për qejfe dhe për paga. Pra Bashkia e Tiranës paguan çdo ditë 178 milionë lekë për paga të pujnonjësve që të bëjnë fushatë. Sot e keni parë që ka pasur një aktivitet në mëngjes Kryetari i Bashkisë së Tiranës. E ka pasur me zjarrëfikësit dhe me policinë bashkiake në orar të punës. E dini ju që sot po të binte një zjarr në qytet qytetarët rrezikoheshin se zjarrëfikësit ishin thirrur për të duartrokitur Kryetarin e Bashkisë” tha Këlliçi.