DEKLARATË E ZËDHËSES SË OPOZITËS PËR BASHKINË E TIRANËS, SILVI BARDHI
Pak ditë më parë kryetari në ikje i Bashkisë Tiranë mbajti një ligjëratë të gjatë për çmimin e ujit në Tiranë.
Në vitin 2015 Erion Veliaj premtoi se nuk do të rrisë çmimin e ujit.
Por, në nëntor të vitit 2017 Erion Veliaj i kërkoi Entit Rregullator të Ujit rritjen e çmimit me argumentimin se duhet të shëndoshte Ujësjellës – Kanalizime SH.A.
Enti Rregullator i Energjisë miratoi rritjen me 44% të çmimit të ujit si për abonentët familjarë ashtu edhe për bizneset.
Të nderuar qytetarë çmimi i ujit nga 45 lek u bë 65 lek dhe çmimi për biznesin u rrit nga 135 lek në 190 lek.
Pra, jo vetëm fatura në shtëpinë tuaj u rrit, por njëkohësisht çmimi i bukës, kafes, çajit, ushqimeve bazë u rritën.
Dhe jo pak, por 44%.
Kryetari në ikje premtoi ujë 24 orë.
Ku jemi sot?
Vetë Enti Rregullator i Ujit, e ka pranuar jo më larg se vjet në raportin e vetë zyrtar se “Ne nuk kemi ujë 24 orë”.
Edhe pse Bashkia ka marrë 10 milionë dollarë më shumë çdo vit të ardhura nga rritja e çmimit të ujit, Tirana nuk ka 24 orë ujë.
Ku kanë shkuar paratë?
Për këtë do të flasim ditët në vijim.