InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sot/ Mijëra dukagjinas, protestojnë për rrugën/ Në keto 30 vite, protesta më dinamike me pjesëmarrje!

12 Mars, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Sot/ Mijëra dukagjinas, protestojnë për rrugën/ Në keto 30 vite, protesta më dinamike me pjesëmarrje!

Nga; Agron PREBIBAJ

Sot disa mijera dukagjinas kanë protestuar paqësisht para Bashkisë e Prefekturës Shkoder.

Qellimi i kësaj proteste ishte rruga e Dukagjinit e lënë pas dore për 100 vite nga të gjitha qeverisjet, e mjaftuar me një rrugë trase në mes alpeve shqiptare, rruga e vdekjes e cila në reth 30 e ca vite mori jetën e 60 dukagjinasve.
Portali “Dukagjin Deli Zot Vetit”, zgjoi qyetarinë e kesaj treve të identitetit tonë kombëtar, Dukagjini është thesari më i pasur shqiptar me histori, kulturë e resuerse natyrore, treva më e pathyer shqiptare, me tradita, zakone, doke e virtyte të pagëzuara nga vetë Zoti, ku vetëm aty janë të gjithë mbretër, të gjithë unik e të barabartë ndaj njeri-tjetrit.
Kjo protestë parakaloi çdo protestë në Shqipri me kërkesa sociale e ekonomike, protesta më dinamike në pjesmarrje e me shumë qytetari.

DEKLaRATA PËR MEDIAT NGA ORGANIZATORËT

Dukagjini kerkon rrugë!

Të dashur qytetarë të Shkodrës, të nderuar príjës fetarë; të nderuara autoritete civile dhe ushtarake që ndodheni në mesin tonë; të nderuara mass media-t e pranishme, dëshirojmë t’ju shprehim mirënjohjen tonë të thellë për pjesëmarrjen tuaj të pakursyer në manifestimin paqësor që populli i Dukagjinit ka organizuar në dt. 20 shkurt të këtij viti dhe për mbështetjen tuaj që i keni dhënë dhe që po i jepni vazhdimisht peticionit të pagëzuar unanimisht: Dukagjini kërkon rrugën.

Njëkohësisht dëshirojmë të shprehim edhe një herë publikisht kërkesat që kemi prezantuar në manifestimin e parë të ngritur mbi të drejtën natyrore që përfshin të ‘drejtën e jetës dhe të lirisë’ dhe në të drejtën pozitive të shprehur në formë eksplicite nga neni 46 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: “kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm”, e sot qëllimi ynë i ligjshëm është: Rruga e Dukagjinit, ose metaforikisht siç kohët e fundit është çertifikuar nga mass media: Rruga e ‘frikës’ ose Rruga e ‘vdekjes’.

Sot, po ashtu si herën e parë, në këtë manifestim të harmonizuar në mënyrë vëllazërore dhe me integritet të pastër shpirtëror dhe mendimesh, pa asnjë lloj ngjyrimi politik, nuk jemi mbledhur për të paraqitur resurset e shumta natyrore, antropologjike, gjuhësore, apo etnografike e etnologjike që ofron krahina e Dukagjinit, por për të kërkuar nga strukturat e qeverisë qendrore dhe lokale që të merren masat e nevojshme për ndërtimin e infrastrukturës së Dukagjinit në përputhje me standardet teknike dhe dispozitat e tjera të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar në fuqi, relativ me Nenin 1 të Ligjit Nr.107 për “Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”.

Pas shumë ngjarjesh tragjike të përjetuara në 30 vitet e fundit për shkak të aksit rrugor që përshkon krejt krahinën ononime në lindje të Shkodres, totalisht jashtë kushteve teknike të çdo rruge urbane dhe pas shumë jetëve të humbura në këtë karrexhatë, të përjetësuara me pllaka përkujtimore, qirinj dhe simbole të tjera që i përkasin nekrologjisë dhe jo të ‘Drejtës së jetës’, normalisht e mbrojtur me ligj, dhe e nënvizuar me forcë në artikujt e ndryshëm të deklaratës universale të së Drejtave të Njeriut, me anë të kësaj deklarate populli i Dukagjinit
kërkon:
1-Të merren masat e nevojshme për ndërtimin e segmentit rrugor që lidh Prekalin, njësitë Administrative të Pultit, të Shoshit dhe të Shalës, në përkim me normat e miratuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
2- Mirëmbajtjen e rrugës ekzistuese derisa të nisin punimet për Rrugën e Re;
3- Duke qenë se Ligji Nr.119 për të Drejtën e Informimit ndër të tjera thekson se:
«çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik», dëshirojmë të njohim të vërtetën -për aq sa i lejohet qytetarëve të Republikës së Shqipërisë- nga autoritetet kompetente rreth programit dhe rreth të gjitha dimensioneve të tjera logjistike lidhur me Rrugën e Dukagjinit;
4- Falenderojmë z. Benet Beci, deputet i Qarkut të Shkodres dhe z. Tonin Deda, përfaqësues i Bashkisë Shkodër për përgjigjen e tyre mediatike relative me protestën e datës 20 shkurt. Duke qenë se deklaratat e dy zyrtarëve në fjalë janë ‘sigurisht’ me karakter divulgativ, atëherë në përkim me ligjin mbi të Drejtën e Informimit kërkojmë: të njohim të vërtetën me anë të publikimit mediatik të dokumentacionit zyrtar konkret në lidhje me pohimet që zotërinjtë e lartpërmendur kanë bërë në dy deklaratat e tyre.
Citojmë z. Beci:
“ ka përfunduar plotësisht projekti i detajuar teknik nga Prekali në Ndërlysaj…”
Perifrazojmë tekstin e z. Deda:
“Këshilli Bashkiak ka akorduar një fond 110 milion lekë të vjetra për rehabilitimin e atij segmenti rrugor;
Bashkia ka hartuar një projekt për rrugën e Dukagjinit të cilin e ka dorëzuar me dt.9 shkurt;
Bashkia i ka kërkuar qoftë autoritetit rrugor, qoftë edhe kryeministrit që të bëjnë një investim në këtë rrugë, pasi e konsideron një rrugë strategjike”.
Çfarë do të bëjmë në vijim nëse kërkesa jonë nuk do të merret në konsideratë?
1- Me anë të ‘mjeteve të komunikacionit’ që tashmë teknologjia na mundëson, do të sensibilizojmë ndërgjegjen kombëtare dhe ndërkombëtare.
2- Do të vijojmë me manifestime paqësore në Shkodër dhe në Tiranë, të themeluara jo vetëm mbi qytetarinë që e karakterizon historikisht ontologjinë e popullit Dukagjinas, por mbi ‘civilizimin e dashurisë’ që do të thotë: nuk do të bllokojmë rrugët dhe as nuk do të bëjmë asnjë veprim në kundërshtim me Kushtetutën tonë.
3- Me anë të një akti me vlerë juridike do t’i drejtohemi qeverisë qendrore dhe lokale, deputetëve të Qarkut Shkodër, ambasadave të huaja duke përfshirë edhe Nunciaturën Apostolike në Shqipëri si i vetmi institucion që i ka qëndruar afër në këto 30 vite popullit të diskriminuar të Dukagjinit.
Me bindjen e plotë që tashmë do të fashiten sofizmat politike, retorikat që zakonisht përbëjnë tymnajën e fushatave elektorale; me besimin e plotë që kërkesa jonë do të merret në konsideratë dhe që së shpejti do të kemi një rezultat konkret pozitiv, shprehim konsideratën tonë të thellë për të gjitha institucionet shtetërore, qendrore dhe lokale.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Me respekt, Komuniteti Dukagjinas!

Të Lidhura

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026
Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026
Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026
Sali Berisha fton demokratët të bashkohen sot në protestën e thirrur në orën 18.00
Aktualitet

Sali Berisha fton demokratët të bashkohen sot në protestën e thirrur në orën 18.00

12 Qershor, 2026
Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…
Aktualitet

Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…

9 Qershor, 2026
Peticioni për largimin e Ramës kalon 1.7 milionë firma
Aktualitet

Peticioni për largimin e Ramës kalon 1.7 milionë firma

9 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026

Sali Berisha fton demokratët të bashkohen sot në protestën e thirrur në orën 18.00
Aktualitet

Sali Berisha fton demokratët të bashkohen sot në protestën e thirrur në orën 18.00

12 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com