Nga Denada DAPELLARI
3 gra të vrara dhe 3 të tjera të plagosura, është bilanci i një dore cmendurake, lajm ky që na kujton se shoqëria shqiptare ka nevojë urgjente për rizgjim, pasi zhytja është e cdoditshme dhe e nesërmja do jetë shumë vonë.
Kjo tragjedi e sotme me përmasa të paimagjinueshme, është klithmë dhe kujë për shoqërinë shqiptare, e cila përvecse është në një krizë morale të frikshme, së fundmi ajo ndjehet e braktisur dhe nga shteti, pasi institucionet ligjzbatuese funksionojnë në letër ose thjeshtë për fonde.
Degradimi i vlerave të shoqërisë sonë e ka zanafillën tek disa fenomene dhe dukuri që lidhen me anashkalimin e rëndësisë së edukimit mbi temat e dhunës, familjes dhe normave qytetëruese.
Mendja paranojake, që guxoi t’u marrë jetën 3 grave, duke menduar se femra është objekt pronësor, nxori në pah problematikën e zakonshme të institucioneve që shpërfillin ligjet dhe që abuzojnë me zbatimin e tyre. Ku po shkon kështu, Shqipëria ime?!











