Ilenia Ndocaj, pasionin e mori nga i ati, pikturat e saj janë impresionuese!

Ilenia Ndocaj, vajza e ish deputetit Eduart Ndocaj, përpos aftësive administrative që ka shfaqur në menaxhimin e kompanisë së të atit “Ndocaj Konstruksion”, së fundmi po paraqitet dhe si një piktore me mjaft talent, duke prezantuar një sërë pikturash, të cilat janë befasuese sa i takon shijes artisitike.

E aftë të hedhë në telajo çdo gjë që i rrok syri dhe mendja, Ilenia, po dëshmo se piktura shqiptare, pse jo dhe ajo botërore do të ketë një emër më shumë në radhët e më të mëdhenjve të saj.

Ilenia, me pikturat e saj nuk riprodhon imazhe të përditshmërisë, por përcjell mesazhe të qarta humane, si dhe e sjell jetën në dimensionin e plotë, duke i veshur ngjyrat e saj.

Urime Ilenia, qofsh duartartë dhe kemi bindjen se do jesh shumë e sukseshme në këtë pasion tëndin! /Infopressalbania/