Një drekë mes shqiptarëve të Lombardisë, organizuar nga familja Ndocaj, me rastin e kandidimit të znj. Valentima Ndocaj për këshilltare lokale e Lombardisë, në zgjedhjet që po mbahen sot, më 12 dhe nesër më 13 shkurt 2023. Mes të ftuarve, miq të shumtë, bashkatdhetarë, personalitete të jetës publike dhe politike të Italisë, apeluan njëzëri dhe konfirmuan mbështetjen për znj. Ndocaj, e cila jo vetëm gjatë fushatës, por gjatë gjithë viteve të saj në Itali, ka dëshmuar një personalitet të fortë dhe është afirmuar si një profil publik me zë të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe të procesit integrues të tyre.
Të pranishëm në këtë drekë miqësore, senatorët Maurizio Lupi, Renato Farina dhe senatorja Maria Teresa Baldini, lëshuan thirrje të vazhdueshme në mbështetje të kandidaturës së znj. Ndocaj, duke e cilësuar një zonjë të fortë që mbron parimet dhe vlerat universale të të drejtave të njeriut, si dhe një ambasadore e aftë të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe miqësie mes dy popujve. Gjatë kësaj dreke të organizuat me mjaft dashuri nga familja Ndocaj, pjesëmarrësit e ndryshëm që morën fjalën, u ndalën në vlerat humane dhe fisnikërinë e kësaj familje, që u është gjendur shqiptarëve kurdoherë, në çdo situatë dhe nevojë.
Në emër të stafit Infopressalbania, i urojmë suksese znj.Ndocaj në ambicien e saj për të qenë këshilltare e Lombardisë, si dhe jemi besimplotë se përfaqësimi i saj do bëjë krenar çdo shqiptar.



























