“Berisha po i çon strukturat e tij te Meta”, deklarata e fortë e zyrtares së PD-së

Në një intervistë për Euronews Albania, Devolli u shpreh se Berisha po i dërgon një pjesëtë strukturave te Partia e Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta.

“Tashmë Sali Berisha e di që nuk fiton. I duhet të marrë pjesë në zgjedhje, i duhet të bëjë aleancat e tij për interesat e veta personale që e shqetësojnë. I duhen demokratët për mburojë votash. Fatkeqësisht ka shkuar të drejtojë Partinë e Lirisë, janë bashkë me Ilir Metën.

Po i jep një pjesë të strukturave, po i delegon atje. Atë konglomerat që ka me vete, është duke e çuar te ish-LSI-ja, Në momentin që ishte duke u arritur një marrëveshje mes Bardhit dhe Palokës, Berisha nxitoi të bënte marrë veshje me Partinë e Lirisë”, theksoi ajo.