Emigrantët shqiptarë në botë, tashmë janë një komunitet i integruar dhe me peshë në jetën sociale dhe ekonomike të vendeve përkatëse. Në Itali, shqiptarët nuk janë ata të fiilim viteve 90, ku mediat dhe opinion italian i paraqitnin si të pacivilizuar dhe i konsideronin kontigjente problematike. Me punë dhe profesionalizëm, shqiptarët që emigruan në Itali, sot pas 30 vitesh dëshmojnë se janë një komunitet integrues dhe mjaft punëdashës duke fituar zemrat dhe besimin e vendasve.
Afirmimi i komunitetit shqiptar në jetën sociale dhe ekonomike, tashmë po avancon dhe si një realitet me qasje politike, ku individë të ndryshëm, me mjaft peshë, kanë nisur të shfaqin ambiciet e tyre për përfaqësime në nivele të ndryshme të pushtetit vendor dhe më gjerë. Një shembull admirues është rasti i Valentina Ndocaj, bashkëshortja e ish-deputetit lezhian Eduart Ndocaj, e cila potencialisht ka prezantuar kandidaturën e saj për këshilltare e bashkisë së Brescia-s, në listën e Noi Moderati, subjekt politik i spektrit te djathte, ne koalicion me Fotca Italia, në zgjedhjet që do të mbahen më 12-13 shkurt 2023.
Znj. Ndocaj, është një individ i spikatur profesionalisht dhe qytetarisht në komunitetin vendas, pasi me punën e saj në sferën e shëndetësisë, ka dëshmuar përkushtimin e saj profesional dhe human
Nisur nga këto cilësi, si dhe nga realiteti i krijuar, ftojmë komunitetin shqiptar në Itali, dhe vecanërisht në bashkinë e Brescia-s, të votojnë për kandidaturën e znj. Ndocaj si këshilltare e kësaj bashkie, pasi një premisë e tillë, siguron më shumë vëmendje dhe më shumë përshpejtim të proceseve të plota integruese për shqiptarët.
Vota e emigranteve shqiptare ne Itali per Znj. Valentina Ndocaj, pervecse krenari, eshte tregues i respektit dhe vlerave humane qe mbart kjo familje, e cila gjithnje ka qene mbeshtetese e shqiptareve dhe ka dhene ne kontribut ne integrimin e tyre ne Itali.













