InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Dhjetoristët/ Poezi nga Gjin Progni

8 Dhjetor, 2022
in InfoPress, Të ndryshme
A A
Dhjetoristët/ Poezi nga Gjin Progni

Dhjetoristêt

Dikur, na thoshin jeni të rinj,
piquni,
tani na thonë pleq,
djeguni.

Pishtarët nuk ndrisin
në llum,
ndaj ky dhé
trishtueshëm
po merr fund.

Nuk pat për 28 vjet
hapësirë qeverisëse për NE,
që diellin e lirisë
sollëm në këtë dhé.

U ndezën bishtukët,
u bënë pishtarë
e populli ynë mjeran,
prapë se prapë, Ai i parë.

Numëron skandalet,
numëron fatkeqësitë,
pa punë, pa bukë,
me lakun në fyt.

Shakërdahen si dordolecë
mafiozët shtetarë,
me thasët e mbushur plot,
me djersën e popullit vet shqiptar.

Me torbën mbushur halle,
shqiptarët ikin për kurbet,
si sirianë ngjajnë,
tek lënë dheun e vet.

Me dy fakultete
kthehen në roje,
druvarë,
sepse kurva Evropë
e don skllav,
veç se është shqiptar.

Veç se kanë një shtet
të pashpirt, tartakut,
që i vodhi pronën, nderin,
i vodhi endrrën, si harbut.

Vajtojnë Dhjetoristët
endrrën e tyre të rinisë,
tek shohin Shqipërinë,
si është katandisë.

Shkuan drejt vetëflijimit për Shqipërinë Evropë,
tash, si zogj qyqeje,
janë shpërndarë nëpër botë.

Të ikin shqiptarët,
që e duan këtë dhé,
që ata prapë darkë të hanë,
me votat, që u dhamë Ne.

S’ka mbetur as bar,
për të ngrënë shqiptarët,
se ç’qe mbi këtë dhé
e hëngrën pushtetarët.

As truall për varr,
s’kanë shqiptarët e shkretë,
se mafian çnjerëzore
vendosën në pushtet.

Nuk u ka mbetur nder
as dinjitet, le lavdi,
se votojnë mafien
për qeveri.

Përulje mjerane,
ju puthin duart,
për bukën e gojës,
anipse janë bërë gazi i botës.

Aq e tmerrshme
është bërë kjo tragjedi,
sa në dheun e tyne
s’jane legal
me familje e shtëpi.

Program qeverisës
veç tepsinë duan,
herë tjetër
do iu lypin dhe gruan.

Poezi nga Gjin Progni “Pishtar i Demokracisë”, shkruar disa vite më parë.

Të Lidhura

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!
Të ndryshme

Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!

3 Qershor, 2025
“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich
Të ndryshme

“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich

31 Maj, 2025
Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi
Të ndryshme

Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi

23 Maj, 2025
Të ndryshme

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

“Gropa” më e thellë e PS-së në Pukë, “kodra” më e lartë në Shkodër
Aktualitet

“Gropa” më e thellë e PS-së në Pukë, “kodra” më e lartë në Shkodër

16 Qershor, 2025

HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri
Sociale

HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri

16 Qershor, 2025

HOROSKOPI i ditës së sotme: E hënë, 16 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës së sotme: E hënë, 16 qershor 2025

16 Qershor, 2025

Gazetari bën rrëfimin e rrallë: Kur më puthi Parashqevi Simaku, nuk e lava faqen 10 ditë
Show Biz

Gazetari bën rrëfimin e rrallë: Kur më puthi Parashqevi Simaku, nuk e lava faqen 10 ditë

15 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com