InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Porti i Durrësit| Alibeaj kam informuar delegacionin e BE-së dhe Komisionerin Varhelyi

19 Nëntor, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Alibeaj: Mua nuk më ka shkarkuar askush nga kryetar grupi parlamentar

Drejtuesi dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ka dërgua një letër ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë Christiane Hohmann dhe Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi ku i ka informuar për projektin e Portit të Durrësit që sipas Alibeajt është projekt ‘fantazmë’. Në një postim në Facebook Alibeaj shkruan se kryeministrin e ka detyruar një hall i madh që të sulmojë të gjithë ata që janë kritikë me projekin e Portit të Durrësit. Sipas deputetit demokrat ky është një projekt klientelist i kreut të qeverisë teksa e akuzon se po abuzon dhe po vjedh pasuritë e shqiptarëve.

“Një hall i madh e ka detyruar Edi Ramën të sulmojë të gjithë ata që janë kritikë dhe skeptikë për projektin fantazmë të portit të Durrësit. Një projekt që praktikisht u rrëmben shqiptarëve një nga pak pasuritë e mbetura publike dhe që iu dhurohet me një projekt qesharak të përzgjedhurve dhe klientëve të kryeministrit. PD nuk është kundër investimeve serioze, as kundër investitorëve që duan të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri. Por në kushtet kur drejtohemi nga një qeveri që na ka faktuar se di veç të abuzojë dhe të vjedhë pasuritë e shqiptarëve, është domosdoshmëri së paku transparenca. Deri më sot qeveria dhe kryeministri kanë heshtur dhe grupi parlamentar i PD ka vendosur që shqetësimin e tij për portin e Durrësit t’ja bëjë prezent dhe Komisionit Europian. Nëpërmjet një letre të dërguar ditën e djeshme kam informuar Komisionin Evropian dhe Delegacionin e BE-së në Tiranë lidhur me projektin e Portit të Durrësit. Në thelb të letrës, paraqiten shkeljet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit lidhur me parimet e konkurrencës së lirë (neni 71) dhe mosdiskriminimit (neni 74). Cdo ndihmë shtetërore – sanksionon MSA – që shtrembëron rregullat e konkurrencës, vjen në kundërshtim me këtë Marrëveshje. Qeveria shqiptare ka pranuar se asnjë garë nuk është zhvilluar lidhur me këtë projekt dhe kompania fituese ka qenë e përcaktuar prej fillimi. Projekti i Portit të Durrësit mund të jetë një rast unik në botë ku shteti ofron 818 mijë metra katrorë pronë publike, si dhe përjashtime nga taksat, me një vlerë totale 730 milionë euro, për të marrë mbrapsht vetëm 280 milionë. Vështirë ta thuash se ku qëndron leverdia ekonomike e shtetit shqiptar në këtë projekt. Nga ana tjetër investitori ka marrë përsipër të realizojë një investim 2.1 miliardë euro, në një kohë që ai ofron vetëm 160 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër prej 1.94 miliardë Euro do të sigurohet nga palë të treta të panjohura. Shtuar këtu faktin që kompania mëmë është e regjistruar në Ishujt Kajman, cka krijon qartazi një rrezik të lartë për pastrim parash. Duke vepruar kështu qeveria shqiptare jo vetëm ka shkelur rëndë parimin e konkurrencës së lirë, por ka diskriminuar cdo kompani shqiptare dhe europiane që mund të ishte e interesuar për t’u përfshirë në këtë projekt. Madje kjo do të ishte në interesin e vetë shtetit shqiptar, pasi mund të merrte një propozim më të leverdisshëm.
Në vëmendje të BE-së sollëm edhe raste të tjera të mëparshme, ku qeveria nëpërmjet ligjeve speciale iu ka akorduar pasuri, të drejta dhe privilegje kompanive private, cka tregon se kjo praktikë është kthyer tashmë në rutinë për qeverinë shqiptare. Me anë të kësaj letre kërkojmë nga Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së të ndjekin më vëmendje këtë rast dhe në përputhje me procedurat e tyre të hetojnë mbi përputhshmërinë e kësaj marrëveshje me parimet dhe standardet e MSA-së dhe legjislacionit evropian”, shkruan Alibeaj.

Të Lidhura

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025
Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025
Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë
Aktualitet

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë

12 Korrik, 2025
Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!
Aktualitet

Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!

12 Korrik, 2025
Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë

12 Korrik, 2025
Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm
Aktualitet

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm

11 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com