InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Bedri HALIMI: Shprehja e dhembjes dhe e mallit përmes observimit poetik

31 Tetor, 2022
in InfoPress, Kulturë, Të ndryshme
A A
Nexhmedin Spahiu apo “shakaxhiu i përparimit”? – Shkruan Bedri Halimi

(Vështrim rreth librit me poezi të përzgjedhura DHEMBJE MALLI, të poetit Gëzim Ajgeraj)

  1. Në vend të prologut

Emri i Gëzim Ajgerajt në letrat shqipe është paraqitur që nga vitet e 90-ta, ku, krahas, aktiviteteve të çështjes kombëtare, merrej edhe me shkrime.

Nga pushtuesi serb ishte i detyruar ta lëshonte atdheun dhe të emigronte në Zvicër. Nga atje nuk ka reshtur duke vazhduar aktivitetin në shërbim të çështjes kombëtare, e, rrjedhimisht, edhe në botimin e librave letrarë.

Ka botuar një numër të madh të librave letrarë në të gjitha gjinitë dhe zhanret letrare, si: në prozë, në poezi, në dramë, në studime letrare, në ese, në publicistikë, si dhe në etnokulturë, si mbledhës e studiues i folklorit, i etnologjisë, i historisë e i gjuhësisë.

Ka mbledhur e shkruar shumë materiale nga folklori, nga historia, nga etnologjia, nga gjuhësia, si: prozë popullore, lirikë popullore, leksiku i së folmes së Vërrinit, etj. Në këtë aspekt ka shkruar libra të shumtë, si:

“Urti popullore të Vërrinit 1”,  Katundi e bon luftën, sheri e ngrà bajrakin”, (Urti popullore e Vërrinit 2), “Festat dhe ahengjet në këngët e vajzave të Vërrinit”, “Unë po e thej qafën, po shkoj  n’ darsëm”, “Anekdota nga Vërrini”, “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit – 1“,  “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit-2, “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit-3, “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit- 4”, “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit-5, “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit-6, “Tregime e anekdota nga odat e Vërrinit-8”, etj.

Në lëmin e historisë ka shkruar punime e libra, si:

“Masakra e Tuzsuzit”,  “Xhevat Berisha – Legjenda e Vërrinit”, etj.

Ka shkruar studime letrare për libra të autorëve të ndryshëm, si:

“Arti poetik i Ibrahim Skënderit nën optikën e rivlerësimit”, “Të jesh shkrimtar…!1”, “Ah, ky art i shkrimit… 2”, “Arti e metafora 3”, “Metafora e lirisë” , “Metafora e fjalës”, “Poetët për poetin”, etj.

Ka botuar dhe drejtuar dy revista: “Metafora” e “Vërrini”, ku janë botuar punime të shumta në lëmi të ndryshme të artit, të kulturës e të shkencave albanologjike.

Gëzim Ajgeraj shkruan si për të rritur, ashtu edhe për fëmijë, në prozë, në poezi e në dramë.

  1. Poetika

Në poezi ka botuar një numër të konsiderueshëm të librave letrarë, si: “Klithmë malli”, “Ëndrra për parajsë”, “Qiellit po digjem”, “Flakë në plagë”, “Balada e Vërrinit” (poemë), “Lulëkuqet e Vërrinit”,  “Kthimit furtunat m`i bëjnë prita”, “Nxitoj të kthehem me dritë”, “Degë e thyer”, “Etje në fjalë”, “Çaste alpine”, “Duhemi sikur…”, “Larg pikon malli”, “Mbi rima bie shi”, “Larg pikon malli”, “Notesi i poetit mërgimtar”, “Fjalë e mall”, “Zemërimi i fjalës”, “Kënga e zogut”, “Diellnxënësit”, “Kronikë e udhëve”, “Në karantinën alpine”, “Nostalgji e mall”, “Dritëhijet e  fjalës”, “Drithërimë mendimi”, “EH GURI”, “STREHËT PIKOJNË MALL”, “ANTISIMBIOZË”, “Magma e shpirtit”, “Vegimet e heshtjes”, “Agmia e fjalës”, etj.

Gama e interesimit të temave për të cilët ka shkruar Gëzim Ajgeraj është e gjerë. Por, vokacioni i tij krijues në sferën e poezisë, është orientuar veçmas në temën e dhembjes, mallit, kurbetit, që ka lënë plagë të pashlyera në shpirtin e popullit tonë e, rrjedhimisht, edhe në shpirtin e poetit Gëzim Ajgeraj. Si rrjedhojë, kjo temë është dominante në krijimtarinë e tij poetike.

  1. Struktura

Poezia e Gëzim Ajgerajt është shkruar në varg të lidhur, por edhe në varg të lirë. Gëzim Ajgeraj në vargun e tij vazhdimisht e kërkon fjalën, prandaj edhe e rrok trishtimi kur e takon heshtjen. Poezia e Ajgerajt mbështetet në realitetin, duke kërkuar që ky realitet, që në të shumtën e herëve nuk është i mirë, të ndryshojë. Pra, përmes vargjeve, poeti kërkon ndryshim. Bën thirrje për ndryshim:

 

Vijat e udhëve

Kanë hapur shtigjet e reja

Motet i kanë vizatuar

Vragët e ikjeve

Ndryshimi s’ i ngjan njëri – tjetrit

Ditët tek rrokullisin

(Portreti yt)

Ajgeraj nuk eksperimenton me poezinë e tij. Temat i merr nga gjendja e rëndë, që e ka kapluar popullin shqiptar, e, që, këto tema janë bërë vokacion krijues i Ajgerajt. Prandaj, artin e tij e vë në funksion të idesë; duke dhënë mesazh; duke e ruajtur formën individuale të shprehjes; duke i dhënë vargut gjak që edhe kur është në varg të lirë të ketë ritëm të brendshëm.

Edhe në rastet e poezive përkushtimore, vërehet një eksplikim i të rrëfyerit. Ajgeraj arrin ta mënjanojë elementin e vjetruar të fjalës, duke e përvetësuar të renë, duke arritur kështu të realizojë ligjërim të rrjedhshëm poetik, strofa të rrjedhshme dhe tërësi të poezive impresive.

Autori, sikur luan me fjalën, e kërkon fjalën, fjala është e shenjtë për të. Me të kërkon mendimin, me të kërkon rregullsitë, me të bën luftën me mendimet zhvillimore. Me fjalën jep besën, mban atdheun mbi vetull, kërkon gatishmëri sakrifikimi. Me fjalë e lufton smirën, të keqen, xhelozinë, që jo rrallë ndërgjegjja e ndryshkur e përdor prapa shpine kundër përparimtares, progresives, pozitives, zhvillimores. Prandaj, sikur poeti thotë: “Nëse i verbëri nuk e sheh diellin, kjo nuk d.m.th. se dielli nuk ekziston”.

Vargu i Ajgerajt shkëlqen edhe kur kamgjikos dukuritë devijante, jepet si ngazëllim, si observim kritik.

Ajgeraj paraqitet si poet i ndjenjës e mendimit, i pajisur me një botë të pasur shpirtërore. P.sh.: kur shkruan për atdheun…

 

Edhe nëpër shpatën e stërgjyshit e katragjyshit plot plagë të gjeta
Shekujt kishin zbritur korba, hëna si drapër priste koka
U desh t’i jepnim këngë, gjak e asht maleve për dritën tënde
Ta nxirrnim jashtë zjarrin nga gjiri të ndezë nëpër shekuj
Për të vrarë terrin e zi që na kishte verbuar qiellin tone

 

(ATDHEU I ËNDRRAVE TË MIA)

 

Pra, vargun e Ajgerajt e karakterizon fryma origjinale dhe veprimi i pandërprerë i fjalës. Ajgeraj, pra, është poet me ndjeshmëri, çiltërsi e spontanitet. Poetin e preokupojnë fati historik, plaga shekullore e kurbetit, e cila temë i është bërë obsesion krijues, pastaj fati tragjik i popullit, vuajtjet, krenaria kombëtare, që e bëjnë autorin të shohë dhe të kërkojë ndryshime radikale të kësaj gjendjeje. Dhe, poeti duke qenë edhe vetë veprimtar, jo vetëm i pendës, shpreson dhe është i bindur për këtë ndryshim.

 

Sharto pemën e shpresës
Në trungun e lisit tënd
Fryti i saj sado i vogël të jetë
Ka ëmbëlsinë e tokës sate 

(ETJES SHKURTOJA GJUNJËT)

  1. Atdhedashuria

Te poezia e atdhedashurisë, ku Gëzim Ajgeraj ka shkruar për shumë dëshmorë e ngjarje historike, në këtë libër prezantohet me disa poezi, si ajo për Xhevat Berishën, etj…

 

E di se ke zemërim
S’ e shtrëngon nagantin sa herë bën furtunë
E tërbohet veriu i zi
S’ e harroj porosinë as shikimin tënd
Dhe grykën e pushkës andej
Kujdes atdheun
Se prapë zgjohemi nga varret
E këndojmë maleve

Heu, Xhevat Berisha
Sa dhimbshëm më ther klithma e idealit tënd
Veç unë ta njohë guximin e militantizmin
Sa e madhe ishte etja e lirisë

(POEZI PËR XHEVAT BERISHËN)

Pastaj për Prizrenin, ku shpreh:

 

Më fton përmallshëm plot lule në verë
Nën hije bliri ëndrrat frymojnë
Buzë Lumëbardhit ku çmallemi përherë
Dashurinë njëri-tjetrit lirshëm ia shpalojmë

Dhe çlodhim ditët e arratisë
Çmallim përmallshëm mungesën tonë
I mbledhim çastet e largësisë
Njëri me tjetrin tek përqafojmë

 

(PRIZRENI)

Pastaj për krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku thotë…

 

Përballë një shesh ku burrat mblidhen e kuvendojnë
Për besën e atdheut për përballjen me furtuna
Ku fjala bëhet hallkë e dora dorën shtrëngojnë
Për hartën e atdheut nga të gjitha skajet mblidhen burra

 

(RIZGJIMI I KUJTESËS, NË SHTËPINË E LIDHJES)

 

  1. Përkushtime

 

Te poezitë përkushtuese, poeti futet thellë në botën e brendshme të heroit lirik. Poeti nuk qëndron indiferent ndaj preokupimit, luftës, çlirimit, po as problemeve të tjera, si pandemia e Covidit, si një e keqe globale së cilës i kushton, madje, një libër të tërë me poezi.

Sa të nevojshme e ndjej

Ngrohtësinë e diellit të kësaj pranvere

Dhe takimin me njerëzit e mi që s’ po i shoh

Ditët e karantinës alpike

Na paskan mbytur mallit i them mikut

Tek e takoj në shëtitje fushës së gjelbëruar

 

Të mbajmë distancën sot

Përqafimin do ta lëmë për nesër

Motoja që duhet respektuar

I them mikut me buzëqeshje plot mall

 

(TË MBAJMË DISTANCËN SOT, PËRQAFIMIN DO TA LËMË PËR NESËR)

 

Kundër ndarjes kombëtare, gjithashtu, i përkushtohet me zell dhe në krijimet e tij nuk i mungon as mesazhi për bashkimin kombëtar.

 

Nëpër dëshirat e etjeve tua diellit tënd tek kërkoj
Pos qepjes së hartave tua dritë tjetër s’ shikoj

Koha na do të zgjuar zgjimit t’i himnizojmë
Trupit tënd të copëtuar zogynë

këngën e bashkimit ta këndojmë

 

(PËR TY KA VETËM NJË DIELL)

 

  1. Ironia

 

Ironia, gjithashtu, është e shprehur në krijimtarinë e Ajgeraj përmes së cilës fshikullon në mënyrë kamgjikosëse ndaj së keqes dhe dukurive devijante në shoqëri.

 

Atdheun e keni futur në xhep

E me sjellje sharlatani

Hidhni hirin e mashtrimit

E në pikë të ditës

Na tregoni ëndrra të bardha

Për të nesërmen

Tek po na e nxini të sotmen

 

(MOTE USHUJZASH)

 

 

  1. Kurbeti

 

Plaga e kurbetit është më së shumti e theksuar në krijimtarinë e Ajgerajt. Ai është i lidhur me vendlindjen e tij, me atdheun e tij, me qytetin e Prizrenit. Poeti ndjen dhembje e mall të pashuar për këtë plagë shekullore. Prandaj, ai përmes vargjeve artistike, troket në ndërgjegjen e lexuesit, që të mendojnë për vendlindjen, që të mos e harrojnë dhe të bëjnë përpjekje për të investuar në vendlindje, për të mos u asimiluar fëmijët shqiptarë, në vende të ndryshme anekënd botës.

 

Me flakën e përmalltë

Të kujtimeve

Digjen ditët e largësive

 

E largësia i shkruan letër mallit

Duke i pritur ditët e kthimeve

Që po vonojnë

 

(MALL E LARGËSI)

 

Edhe vetë autori i është nënshtruar kurbetit, por kurbetit të dhunshëm. Ndërkaq, shumë bashkatdhetarë të autorit e më gjerë – anekënd Kosovës, i janë nënshtruar kurbetit social. Dhe, atë që nga periudha e monizmit.

Cilido qoftë lloj i kurbetit, prapa lë pasoja të mëdha: shtëpi të braktisura, të boshatisura, tokën e shkretë, lumin e lotëve…

Forma më e rëndë ishte kurbeti i dhunshëm, sepse nuk mund të ktheheshin në vendlindje për shkak të ndjekjes, që po i bënte pushtuesi serb veprimtarëve e, sidomos, rinisë së Kosovës. Dhe, qëllimi dihej: zbrazja e Kosovës, dhuna…

 

Kam njëqind vjet

që mbi shpinë

m’i kanë ngarkuar dhimbjet

dhe korbën përmbi

e nga këmisha e copëtuar

më pi gjakun

e currilave të damarëve

korba e veriut

 

(EH, KËMISHA IME COPË-COPË!)

 

Lufta për ta siguruar ekzistencën është gati preokupim i secilit krijues. Por, Ajgeraj, duke qenë edhe vetë kurbetçi, sikur me vargjet e tij ua ndien frymëmarrjen të gjithëve, ua lexon brengat në rrudhat e ballit e në duart e qara. Ajgeraj është bërë pjesë e halleve, brengave, dëshirave dhe ëndrrave të tyre.

Ndonjëherë kjo dhembje e ky mall merr nota pesimizmi e zhgënjimi njerëzor, për shkak të pamundësisë për ta ndryshuar gjendjen e realitetit. Kjo plagë për poetin s’ka se si të mos përjetohet si tragjik njerëzore.

 

Po ç’po ndodhë me ty, fisi im i lashtë sa toka?
Në ç’rrënjë i ushqejnë pipat e tu të verbuar vesës

                                                    … së mashtrimit
Heu, trungu im, sa poshtë të kanë vënë degët e tua!

Ti rrënja ime e lashtë ushqe bimën me lëngun e moçëm
Mbi vesën e furtunave të së sotmeve plot mjegull
Ringre farën e lashtësisë tënde për pipat e së nesërmes

Mos të të thyejnë erërat e acarta të mëngjeseve të turbullta

 

(Ç’ PO NDODH ME TY, MALLI IM?)
                                                                            

 

  1. Lirika intime

 

Poeti Gëzim Ajgeraj është në lartësinë e duhur artistike edhe kur shkruan për lirikën e dashurisë. Në lirikën e dashurisë autori shpreh ndjenjën e pastër të dashurisë, dhembjen kur është larg së dashurës dhe bën thirrje për ruajtjen e pastërtisë së ndjenjës intime.

 

Kujtimet e së djeshmes po bien

Si gurët e një kalaje në rrënim

Gjithçka po zbehet pritjes

 

Tanimë kujtimeve për ty

U ka mbetur vetëm nostalgjia

Si melhem që herë pas here

Ta shërojë shpirtin e përvëluar

 

Eja të duhemi edhe pak

Sa s’na ka mbirë

Bari i harrimit mbi gurë!

 

(EJA TË DUHEMI!)

 

  1. Në vend të epilogut

 

Me rastin e përzgjedhjes së poezive të prezantuara në këtë libër, kemi pasur parasysh, pos kriterit estetik, kemi dashur të paraqesim edhe atë tematik, që sipas mendimit tonë janë reprezentues të krijimtarisë së Ajgerajt. Çdo titull libri, në fakt, ka mbetur titull cikli i një libri të ri, në këtë rast aq sa kemi mundur ta quajmë libër reprezentativ.

Më duhet të theksojmë se disa libra fillestarë, sidomos, para lufte, autori nuk ka mundur t’i ruajë, sepse pothuaj të gjitha shtëpitë e Vërrinit janë djegur, e si rrjedhojë janë djegur edhe librat e tij. Prandaj, e kemi pasur të pamundur që të bëjmë përzgjedhje nga këta libra, për shkak të mungesës së tyre, si për shembull: “Klithmë malli”, “Ëndrra për parajsë”, “Qiellit po digjem”, “Flakë në plagë”, “Lulëkuqet e Vërrinit”,  “Degë e thyer”, “Duhemi sikur…”, etj.

Të shpresojmë se dikush në qytetin e Prizrenit, i ka ruajtur librat e tij dhe në të ardhmen do t’i kompletojë edhe ato për ta bërë ribotimin e tyre.

Rrjedhimisht, edhe përzgjedhjen e poezive nga këta libra, për ta paraqitur kështu sa më të kompletuar veprimtarinë poetike të Gëzim Ajgerajt, duke e vënë në spikamë në mënyrë kronologjike edhe rrugën e zhvillimit poetik të poetit Gëzim Ajgeraj.

 

Prishtinë, shtator 2022

 

Të Lidhura

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025
Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar
Të ndryshme

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar

10 Gusht, 2025
A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun
Të ndryshme

A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun

31 Korrik, 2025
Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025
Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025
U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat
Kulturë

U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat

25 Qershor, 2025

TË FUNDIT

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 15 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 15 Gusht 2025

15 Gusht, 2025

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025

Vjen lamtumira, Vuçiç heq dorë nga pushteti i pakufizuar: Nuk jam diktator!
Bota

Vjen lamtumira, Vuçiç heq dorë nga pushteti i pakufizuar: Nuk jam diktator!

14 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com