InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rrëfimi i Justina Aliaj: Udhëheqësit komunistë i ngacmonin artistet e bukura

17 Tetor, 2022
in InfoPress, Kulturë, Lajme, Të ndryshme
A A
Rrëfimi i Justina Aliaj: Udhëheqësit komunistë i ngacmonin artistet e bukura

Justina Aliaj këngëtarja shkodrane, një prej zërave më të fuqishëm që rrëmbeu shumë shpejt zemrat e shqiptarëve, ishte ndodhur në Shkodër muaj më parë, ku tregoi se si nisi karrierën e saj në art si këngëtare, por edhe si aktore.

Justina Aliaj rrëfeu momentin që i ndryshoi gjithçka në jetën e saj kur pas festivalit të 11-të për 18 vite me radhë nuk e pa më skenën, sepse sistemi monist e ndëshkoi bashkë me një grup artistësh të tjerë.

Këngëtarja shprehet se këta artistë në atë kohë ishin avangard dhe nuk kuptuan më shumë çka solli edhe vendimin e ashpër të diktatorit Enver Hoxha për ta.

Në fillim të viteve ’90 Justina Aliaj nuk preferoi të qëndrojë në Shqipëri, por tregon se emigroi sepse kuptoi shpejt se humbi shpresa.

“Nuk mund të sakrifikoja fëmijët dhe familjen për hir të artit”-thotë këngëtarja teksa për shumë vite nuk u rikthye më në skenë.

Ajo thotë se disa prej artistëve të regjimit të mëparshëm ishin të privilegjuar nga sistemi dhe nuk ishin artistë të vërtetë, ndërsa flet edhe për spiunime që bëheshin mes artistëve por pa dhënë emra konkretë.

Këngëtarja tregoi edhe për ngacmimet seksuale dhe lakmimet e udhëheqjes së asaj kohe për artiste me hire e bukuri të spikatura.

Ndërsa vijon debati për shkrimtarin Dritëro Agolli, Alija e quan “I ndrituri” i Shqipërisë dhe rrëfen se si ia ka hapur dyert dhe se si ka folur në mbrojtje të saj edhe pse regjimi vendosi mos ta kishte në listën e të privilegjuarave, transmeton ‘lajme.al’.

Një merak ka për Shkodrën e saj, kryeqendrën e kulturës shqiptare. Për Justina Alinë ky qytet ka humbur shumëçka dhe nuk është i mëparshmi. Me një akcent për t’u admiruar të shkodranishtes, Alija thotë se Shkodra është ‘nusja e saj’, por që ‘fustani’ i është bërë pis.

Nuk e kupton se si mundet që shkatërrimi të jetë kaq i organizuar dhe kjo jo vetëm në art. “Shkodrës i ka humb dera”-thotë këngëtarja, që vazhdon edhe sot të lërë gjurmë me zërin e saj.

Në fund artistja e madhe pati edhe një mesazh jo vetëm për artin, por për të gjithë shoqërinë duke kërkuar vetëm pastërti dhe dashuri mes njëri-tjetrit, për të larguar fenomene aspak të mira që kanë kapluar vendin në këto 25 vite.

Të Lidhura

Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë
Kulturë

Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë

17 Shkurt, 2026
Sokol Gjoni: Poezia e Klodiana Çobos, dëshmi e pjekurisë së vonuar të dashurisë
Kulturë

Sokol Gjoni: Poezia e Klodiana Çobos, dëshmi e pjekurisë së vonuar të dashurisë

16 Shkurt, 2026
AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET
Të ndryshme

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET

29 Janar, 2026
’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’
Kulturë

’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’

23 Janar, 2026
“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari
Të ndryshme

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari

20 Janar, 2026
Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Kulturë

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Tymnaja e ‘Nepotizmit’ në Bashkinë Pukë: Ligji për Konfliktin e Interesit rrëzon pretendimet
Aktualitet

Tymnaja e ‘Nepotizmit’ në Bashkinë Pukë: Ligji për Konfliktin e Interesit rrëzon pretendimet

20 Shkurt, 2026

“Trupat nga Shqipëria në Gaza”, gazetarja shqiptare në SHBA zbulon detaje
Aktualitet

“Trupat nga Shqipëria në Gaza”, gazetarja shqiptare në SHBA zbulon detaje

20 Shkurt, 2026

Protesta/ “Do të jetë ndryshe nga herët e tjera”, Këlliçi paralajmëron: Kam kërkuar ngujimin në sallën e Kuvendit
Aktualitet

Protesta/ “Do të jetë ndryshe nga herët e tjera”, Këlliçi paralajmëron: Kam kërkuar ngujimin në sallën e Kuvendit

20 Shkurt, 2026

Parashikimi i motit, 19 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 19 shkurt 2026

19 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com