InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Tregimi është dashuria ime!

29 Shtator, 2022
in InfoPress, Kulturë, Të ndryshme
A A
Rozafa dhe e përbashkëta e kalave të vendit tonë
Intervistë me shkrimtaren Vita Blloshmi Kozeli

Pyetje:- Ky është libri juaj i tretë me tregime. Proza e shkurtër është gjinia juaj e preferuar në krijimtari?

Përgjigje:- Po. Në prozën e shkurtër e gjej më shumë veten. Është gjinia ime e preferuar. Kur isha fëmijë prindërit më lexonin përralla, që më pëlqenin shumë dhe e shpinin larg fantazinë. Kjo besoj ndodh me të gjithë fëmijët. Pastaj më vonë, nëpër vitet e shkollës, lexoja shumë tregime nga autorë të ndryshëm. Gjatë jetës, natyrisht, kam lexuar edhe shumë novela, romane, vëllime me poezi e libra të tjera. Por proza e shkurtër, tregimi, mbeti preferenca ime e përhershme.

Pyetje:- Në letërsinë shqipe kemi një traditë të mirë në fushën e tregimit. Cilët janë autorët që ju kanë tërhequr më shumë me tregimet e tyre?

Përgjigje:- Për mua Mitrush Kuteli qëndron në majat e tregimit shqiptar.Më pëlqen shumë. Librin e tij “Tregime të moçme shqiptare”, ku ai ritregon me mjeshtëri legjendat e baladat shqiptare, e kam lexuar disa herë. Ka një magji të veçantë në mënyrën e të shkruarit. Më pëlqejnë edhe tregimet e Dritëro Agollit tek vëllimi “Zhurma e erërave të dikurshme”, tregimet brilante të Naum Priftit, ato të Faik Balancës, Zija Çelës etj.

Pyetje:- Po nga letërsia botërore?

Përgjigje:- Ivan Bunin, shkrimtar rus,mjeshtër i tregimit sentimental. Por nga rusët është edhe i madhi Çehov, Maksim Gorki me “Përrallat e Italisë. Pastaj Stafan Cvajg, O’Henri me gjeninë e tij në zgjidhjet aq të papritura në tregime, Mopasani, Dino Buzzati e të tjerë.

Pyetje:- Në zgjedhjen e fabulës për tregimet tuaja, prireni nga ngjarje reale nga jeta, apo janë përgjithësisht frut i fantazisë suaj?

Përgjigje:- Sigurisht, në çdo tregim ka diçka të vërtetë. Unë jam vëzhguese e jetës, më mbeten në mendje ngjarje e episode nga ato çka më tregojnë shoqet, miqtë e të njohurit. Natyrisht, pastaj hyn fatntazia, për t’u dhënë ngjarjeve zhvillim artistik. Shpesh herrë marr vetëm nismën, pastaj logjika e tregimit dhe e të shkruarit bën diferencën dhe tregimi nuk del një kopje e realitetit, por një interpretim artistik i tij.

Pyetje:- Në tregimet tuaja teatri i veprimeve të personazheve është sa në Shqipëri, aq edhe në Itali, ku jetoni e punoni. Të tërheqin më shumë ngjarjet me temë nga vendlindja, apo nga emigrimi? Sa ndikon ambienti në krijimtarinë tuaj?

Përgjigje:- Përgjithësisht në tregimet e mia unë kërkoj të përcjell një mesazh. Kështu ngjarjet i vendos herë në Shqipëri e herë në Itali, por thelbi i gjërave nuk ndryshon. Unë jam e lidhur me vendlindjen e shpesh herë udhëtoj me imagjinatë rrugëve e ambienteve të qytetit tim, Durrësit, apo edhe nëpër vende të tjera që i kam shetitur dikur. Pastaj Italia ka tërheqjen e saj të veçantë me natyrën, njerëzit, jetën dinamike. Për cilindo që më lexon, dua që jo vetëm të zbavitet e kënaqet duke lexuar, por edhe të marrë një mesazh. “Fajin” e ka mësuesi i letërsisë, që gjithmonë na thoshte: Çfarë mësuam nga ky tregim?

Pyetje:- Në pjesën më të madhe të tregimeve tuaja gjejmë motivin e dashurisë. Një temë që e trajtoni me mjaft lirizëm e variacion në tipizimin e personazheve. Është një preferencë, apo një rastësi?

Përgjigje:- Mendoj që dashuria është zanafillë e gjithçkaje. Një botë pa dashuri është një botë e vdekur. Për mua nuk eksiston asnjë raport pa dashuri, qoftë raport miqësie, familjare, dashurore.

Ajo që na mungon është pikërisht kjo, dashuria. Një njeri që dashuron mirë di të bëjë shumë gjëra mirë. Dikush ka thënë që njeriu pushon së jetuari kur pushon së dashuruari. Kam bindjen që vetëm dashuria mund ta bëjë më të mirë këtë botë që po shkon drejt shkatërrimit.

Pyetje:- Kam vënë re që ndonjëherë keni bërë ndonjë sprovëz edhe në poezi. Mendoni që në diapazonin e krijimtarisë suaj të hyjë në të ardhmen edhe poezia?

Përgjigje:- Kam provuar, por si duket ajo nuk është për mua.Poezia është e bukur e kënaqem shumë kur lexoj mjeshtra të vërtetë të poezisë shqiptare e botërore. Ndërsa për të shkruar…Mendoj se njeriu duhet të bëjë atë që di të bëjë më mirë.

Pyetje:-Jeni bashkëshorte dhe nënë e tre djemve. Një impenjim jo i vogël për një amvisë. Aq më tepër që edhe punoni. Si ja arrini që midis shumë angazhimeve të përditshme të gjeni kohë edhe për krijimtari letrare?

Përgjigje:- Po, kam tre djem të mrekullueshëm, dhe bashkëshortin. Domethënë katër burra në shtëpi. Sigurisht, është një impenjim goxha i madh, por gjithësesi tani që djemtë janë rritur e janë berë të zotët e vetes, është disi më lehtë. Gjithësesi, edhe pse angazhimet familjare janë të shumta, mundohem të gjej pak kohë për ” dashurinë time”, tregimin.

Pyetje:- Ndonjë ëndërr ose projekt për të kaluar në prozën e gjatë?

Përgjigje:- Ëndrra kam shumë. Mos mbeçim pa ëndrra. Gjithsesi,”diçka po zien”.

Uroj që të më realizohet.

Intervistoi: Ndue Lazri

Vita Blloshmi Kozeli, pas botimit të dy librave me tregime “Vajzat rriten” dhe “Një zë në park”, vjen para lexuesit me librin e tretë po me tregime “Një dobësi fatale”. Në këtë libër janë një tufë tregimesh që të rrëmbjejnë sapo nis të lexosh. Një tipar i dallueshëm i autores në tregimet e saj është lirizmi. Ajo ka ditur të qëmtojë portrete të ndryshme nga jeta e përditshme dhe t’i jetësojë ato në rrëfimet e saj brilante.

Një vend të rëndësishmë në tregimet e Vita Blloshmit Kozelit ze dashuria, pasi siç thotë vetë ajo, “dashuria është zanafillë e gjithçkaje”. Autorja futet në botën e personazheve të saj dhe përcjell tek lexuesit ndjenjë dhe emocion. Vita jeton dhe punon prej disa vitesh në Itali dhe nuk ka se si të mos trajtojë në tregimet e saj edhe emigrimin e shqiptarëvenë vendin fqinj. Tregimet e saj lexohen me ëndje dhe të mbeten gjatë në kujtesë.

Të Lidhura

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025
Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar
Të ndryshme

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar

10 Gusht, 2025
A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun
Të ndryshme

A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun

31 Korrik, 2025
Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025
Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025
U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat
Kulturë

U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat

25 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin
Show Biz

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin

18 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 18 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 18 gusht 2025

18 Gusht, 2025

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE
Bota

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE

17 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025

17 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com