Mbretëresha Margaret II e Danimarkës u ka hequr titujt mbretëror katër prej nipërve të saj. Bëhet fjalë për fëmijët e princit Joachim, djalit të saj të dytë, i cili është martuar dy herë dhe ka katër fëmijë të moshës nga 23 deri në 10 vjeç.
Nga 1 janari 2023, pasardhësit e Lartësisë së Tij Mbretërore Princ Joachim do të mund të përdorin vetëm titujt e Kontit dhe Konteshës së Montbezatit, ndërsa titujt e Princit dhe Princeshës së Danimarkës do të pushojnë së ekzistuari.
Mbretëresha dëshiron të krijojë kornizën që katër nipërit e saj të jenë në gjendje të formësojnë jetën e tyre në një masë më të madhe pa u kufizuar nga kërkesat dhe detyrat e veçanta që vijnë nga një marrëdhënie zyrtare me familjen e saj mbretërore.
Kështu thuhet në një deklaratë të pallatit mbretëror danez, duke shkaktuar bujë të madhe.
Nëna e dy djemve më të mëdhenj të Princit Joachim, kontesha Alexandra, tha për gazetën BT, se ishte “tronditur” nga vendimi.
Ky vendim erdhi nga hiçi. Fëmijët ndihen të përjashtuar. Ata nuk mund ta kuptojnë pse po i hiqet identiteti.
Megjithatë, katër fëmijët e Princit Joachim i ruajnë pozitat e tyre në linjën e trashëgimisë.











