Çfarë e lidh Mbretin Charles me “Kontin Drakula”? Historia shumë pak e dëgjuar e familjes mbretërore: Ka titullin Princi i Transilvanisë

Mbreti Charles mori fronin e Britanisë në moshën 73-vjeçare dhe të gjithë sytë mund të jenë te funerali i Elizabeth, por histori “të panjohura” po dalin në sipërfaqe, si ajo në lidhje me Kontin Drakula.

Sipas nypost.com, monarku i ri britanik është i lidhur me Vlad Impalerin, sundimtarin e Vllahisë, i cili ishte frymëzimi për librin horror të Bram Stoker.

Siç thuhet në botimin amerikan, Charles është i lidhur me Vladin, pasi ai është pasardhës i tij, konkretisht stërnipi i tij, nëpërmjet gruas së George V, Mbretëreshës Mary.

Në fakt, vetë Charles ka një dashuri të madhe për Rumaninë, veçanërisht për Transilvaninë, një vend ku Vlad mbretëroi dhe u bë i njohur si për fitoret e tij mbi osmanët në Ballkan, ashtu edhe për rrahjen e kundërshtarëve të tij duke i lënë ata të vuanin për ditë të tëra derisa të vdisnin.

Kështu, Mbreti i ri i Anglisë ka blerë një shtëpi fshati të shekullit të 18-të në fshatin Viscree, ndërsa bënte punë bamirësie në zonë përmes Fondacionit Princi i Uellsit.

Gjithashtu, në vitin 2017, kryetari i bashkisë së qytetit Alba Iulia i dhuroi Charles titullin e nderit Princi i Transilvanisë për dashurinë dhe punën që i ka dhënë rajonit.