InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kush është gruaja që ‘ja mori’ zemrën, Jorge Luis Borgesit?

11 Shtator, 2022
in InfoPress, Kulturë, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Kush është gruaja që ‘ja mori’ zemrën, Jorge Luis Borgesit?

Për një admirues të Jorge Luis Borgesit, shkrimtarit dhe poetit të madh argjentinas, ikonë e letërsisë së shekullit të 20-të, të shëtisë në universin intim, të bisedojë me vejushën e tij, Maria Kodama, është si të kridhesh sërish në hovin e veprës së admiruar. 

Në një fotografi, Jorge Luis Borges përkëdhel devenë, që duket sikur i hungërin kamerës. Njërën dorë e shtrëngon pas krahut të udhërrëfyesit egjiptian, veshur me një xhaketë gri, kravatë, flokët e thinjura shprishur nga era.

Mbi deve qëndron Maria Kodama; ajo është pak më shumë se dyzet vjeçe, Borgesi është thuajse edhe një herë sa mosha e saj. Ajo e veshur në ngjyrë rozë, krahët elegantë të zhveshur dhe, në të vërtetë, ndaluar në imazhin mes dy piramidave, ngjason si hyjneshë…

Libri i Maria Kodamas “Atlas”, botuar në 1984, është i fundit në bibliografinë narrative të Borgesit, ndoshta, me dashakeqësi, më i shpërfilluri. Borgesi do të vdiste dy vjet më vonë. Në albumin me ndriçime endacake, ose fotografi të shkruara, Borgesi kujton Egjiptin.

“Rreth tre ose katërqind metra larg piramidës, u përkula, mora një grusht rërë, e hodha në heshtje pak më tej dhe thashë zë ulët. “Unë po modifikoj Saharanë”. Një fakt i vogël, por fjalët jo shumë të zgjedhura ishin të sakta dhe mendova se më ishte dashur gjithë jeta që të isha në gjendje t’i thoja. Kujtimi i atij momenti është një nga më të rëndësishmit e qëndrimit tim në Egjipt”.

Mirëpo, në këtë rast, duhet të pyesim veten se deri në cilën folje. Deri në cilën copëz fraze e modifikoi Kodama, Borgesin.

Që Borges është një Sahara, historitë e tij shkërmoqen pasi i lexuan, është një fakt. Saharaja ngërthen gjithçka, shpërbën gjithçka, gjithçka barazohet. Borgesi deklaron, se “Atlas” është shkruar nën frymëzimin, më saktë nën magjinë e Kodamës.

“Bashkë me Maria Kodamën ndamë të gëzuar dhe të mahnitur zbulimin e tingujve, gjuhëve, muzgut, qyteteve. Kopshteve dhe njerëzve që janë përherë të ndryshëm dhe unikë. Këto faqe dëshirojnë të dëshmojnë për këtë aventurë të gjatë, që vazhdon”.[…]

Pas vdekjes së nënës, në 1975, Borges u martua me Maria Kodamën, e cila u shndërrua në bashkëpunëtore, nxënëse, sekretare e tij.

Jo rrallëherë Maria Kodama shihej si një stratege, një përfituese, një ndihmëse e thjeshtë, magjistarja që manipuloi Borgesin. Kodama ka fytyrën, qëndrimin, një përçmim diskret, madje edhe mbiemrin e magjistares.

Mbase tek ajo, Borgesi pa të mishëruar librin e librave, një lloj Aleph, ku, në historinë eponime shfaqet edhe një tjetër grua enigmatike, Beatriz Viterbo, “e gjatë, e brishtë, disi e epuar”.

Kodama, e lindur në Buenos Aires, në vitin 1937, në një libër biografik, shprehet “E.T… kështu më thërrasin miqtë e mi, jashtokësore”. Më tej, thekson: “Jam rritur si japoneze. Pra, jam japoneze. Kështu më ka rritur im atë. Me stilin alla japonez.

Me mua, fliste gjithmonë, si me një të rritur. Më bëri të lirë. Të jesh i lirë, do të thotë të marrësh përgjegjësi për atë që dëshiron të bësh, të durosh pasojat, pa i shqetësuar të tjerët”.[…]

Borgesi vdiq më 14 qershor 1986, disa muaj më parë, në prill, ai ishte martuar me Kodamën.

Figura e saj lidhet me të, a thua të ishte ëndrra e tij e fundit, të shkruarit ekstrem të dorës. Kodama adhuronte poezitë e Borgesit, madje “në një nga ato poezitë Borges i drejtohet një gruaje, duke i thënë se ai do t’i ofrojë vetminë e tij, mjerimin e tij, etjen e shpirtit të tij”. Ishte koncepti “etja e shpirtit” që më goditi.

Me pak fjalë, është profecia e një dashurie. Vetë Maria Kodama duket si një krijesë e Borgesit, me vështrimin kozmik, me sy të përhumbur. I verbër, ai i diktonte punët e tij, duke ia kushtuar ato të viteve të fundit.

Ajo thotë, se, e zbuloi ligësinë, kur u martua ose fill pas. Jehonat e shtypit, të skandalizuara nga ky bashkim, por që i konsideronte sa befasuese, aq edhe të pashpjegueshme, mbërritën deri në brigjet e liqenit Leman, në Gjenevën e qetë, ku ajo shoqëronte Jorge Luis Borges në javët e fundit të jetës së tij.

Gjithçka ndodhi kur ata që e ruanin, përndiqnin, ngacmonin, shpifnin për të, pra, kërkuan të shkatërronin universin intim dhe sublim që ajo kishte ndërtuar për vite me shkrimtarin, transmeton ‘konica.al’.

Pavarësisht nëse njerëzit e duan apo jo, – shprehet Maria, – ajo është e veja e Borgesit. I pëlqen apo jo, ajo gjithmonë do të fajësohet për gjithçka që bën. Borgesi ka qenë dhe mbetet shpirti im binjak, pasi ai ishte si Hektori për Andromakën: babai, nëna, vëllezërit e motrat, mbi të gjitha “dashuria që lulëzon”.

Sipas historisë ose legjendës, ishte Borges ai, që, në Gjenevë, i kërkoi të martohej Kodamës. “Nëse doni të zhburrëroni lirinë time, do t’ua lejoj, Borges”, – ia ktheu ajo. “Ju jeni skllave e lirisë”, – i tha Borges. Mandej: “Mendo, Maria, do të jesh Maria Kodama Borges”. “Problemi, Borges, është se unë nuk i përkas askujt”.

Kur ai, i verbër, i kap krahun, duket sikur shfleton një libër, gris një faqe qiellore.

Në të vërtetë, Borgesi ishte person që dëshironte të dominohej, edhe nga fiksimet e përsëritura. Kodama ia arriti më së miri. Megjithatë, siç ndodh rëndom, etja është e dyfishtë dhe preja rezulton të jetë në përgjim, më e egër.

Të Lidhura

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!
Të ndryshme

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

12 Tetor, 2025
Zbuloni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë
Të ndryshme

Zbuloni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë

8 Tetor, 2025
Fruti që lufton kancerin dhe plakjen, përfitimet e konsumimit të shegës
Të ndryshme

Fruti që lufton kancerin dhe plakjen, përfitimet e konsumimit të shegës

5 Tetor, 2025
Facebook dhe Messenger me rregulla të reja për përdoruesit!
Të ndryshme

Facebook dhe Messenger me rregulla të reja për përdoruesit!

27 Shtator, 2025
Parashikimi i motit, ja sa pritet të arrijnë temperaturat maksimale
Të ndryshme

Parashikimi i motit, ja sa pritet të arrijnë temperaturat maksimale

22 Shtator, 2025
Njihuni me pijen që ju ndihmon për gripin
Të ndryshme

Njihuni me pijen që ju ndihmon për gripin

14 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Çfarë bën Luizi kur Kiara Tito është në Portokalli dhe kush kujdeset për Lunën? Ja si përgjigjet moderatoja
Show Biz

Çfarë bën Luizi kur Kiara Tito është në Portokalli dhe kush kujdeset për Lunën? Ja si përgjigjet moderatoja

15 Tetor, 2025

Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë
Bota

Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë

14 Tetor, 2025

Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor
Show Biz

Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor

14 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 13 tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 13 tetor 2025

13 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com