BBC One pezulloi sot të gjitha programet e rregullta deri në orën 18:00 për shkak të lajmeve mbi gjendjen shëndetësore të mbretëreshës Elizabeth II.
Ceremonia tradicionale e ndryshimit të Gardës,e cila do të zhvillohej nesër në mëngjes jashtë Pallatit Buckingham, gjithashtu është anuluar.
Një tabelë është vendosur në një zonë në pjesën e përparme të pallatit ku zhvillohen stërvitjet ikonike, për t’i bërë të ditur turistëve se është anuluar.
Sipas medieve të huaja anëtarët e familjes mbretërore: Princi Charles dhe Camilla, Princi Andrew, Duka i Jorkut, Princi Harry, Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, Princi Eduard dhe Princesha Anne, janë mbledhur në kalanë Balmoral në Skoci për të qenë pranë mbretëreshës, e cila thuhet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa zyrtarët e pallatit mbretëror nuk kanë konfirmuar se gjendja shëndetësore e mbretëreshës është e rëndë, por vetëm se mjekët i kanë rekomanduar që të pushojë.











