Vritet me armë zjarri Ismet Çekorja, djali i tij i bëri atentat Alban Bruçit një javë më parë (DETAJE)
02/09/2022, 15:30
Viktima Ismet Çekorja
Është vrarë me armë zjarri në lagjen Kiras të Shkodrës, Ismet Çekorja, babai i Barjam Çekorjas, një prej autorëve të dyshuar të një atentatit 8 ditë më parë.
58-vjeçari Çekorja mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri sot rreth orës 15:00 në afërsi të shkollës veterinare, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.
Viktima është babai i Bajram Çekorjas, i cili në mbrëmjen e 25 gushtit së bashku me Tornato Fushën qëlluan me breshëri plumbash drejt Alban Bruçit në një tentativë për ta ekzekutuar, por ky i fundit arriti të shpëtojë i palënduar.
Dyshohet se motiv i atentatit ishte një sherr i autorëve të dyshuar me Bruçin rreth dy vite më parë.
Pas ngjarjes, Ismet Çekorja deklaroi në intervistë për mediat se djali i tij ishte i pafajshëm dhe nuk kishet asnjë lidhe me atentatin.
Të dy autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia.









