Nga Agron PREBIBAJ
Poeti Gjon Mark Bushgjokaj, rrjedh nga dera e gjenezës së paster shqiptare, familja e qëndresës, pasqyra identitare në trojet dardane, pasimi më njerzor, i cili vjen nga njeriu me individualitetin e mbushur gjithnjë me shpirtin e njeriut paqësor me tregesën e tij nëpermjet punës e krijimtarisë së frymuar në sherbim të njeriut edhe kur jemi në botën shpirtërore me fort trazira.
Ai ka lindur në fshatin Bëtoshë të rrethit Tropojë, më 25.07.1950.
Arsimin 8-vjeçar e kreu në fshatin e tij të lindjes, ndërsa më pas kreu arsimin e mesëm Tekniko-Profesional për “Gjeometër Ndërtimi”,-1976-të në qytetin e tij të lindjes, Bajram Curri me rezultate të shkëlqyera.
Më vonë kreu shkollën e lartë në Akademinë e Rëndit Publik-Tiranë në 1997-ën me rezutate të larta.
Më pas ka kryer mbi 50-kurse kualifikimi të ndryshme me vëndas dhe të huaj për Policin e Shtetit, duke kryer specializimin pasuniversitar në Kajro, Egjipt, Akademia për Studime Policore “Muhamet Barak”, ku mori diplomë dhe supër diplomë në vitin 2008.
Zoti Gjon Bushgjokaj, ka punuar 22-vite, specialist i lartë ndërtimi dhe teknik gjeometër, kjo nga 1969 – 1990.
Nga viti 1992 deri në vitin 2015 ka punuar oficer në Policinë e Shtetit duke mbajtur detyra të rëndsishme, për të dalë në penson pleqërie në vitin 2015-të me 23-vite punë si ushtarak.
Por pasioni i krijuesit nder vite nuk e ndalon shpirtin e poetit duke qënë bashkëautor i Antologjise Poetike Kombëtare, mars-2019 promovuar nga “Shoqata Kulturore Artistike Jehona Shqipëtare”-Tiranë,ku mori titullin: *Nderi Poetit Kombëtar”At Zef Pllumbi*, si dhe bashkëautor në Antologjisë Poetike Kombëtare të vitit-2020, aty mori tjetër titull nderi :”Pena e art” per vitin-2020 nga “Shoqata Kulturore Artistike Jehona Shqipëtare”-Tiranë.
Vazhdon përseri si bashkëautor i Antologjise Poetike Kombëtare mars-2021e promovuar nga “Shoqata Kulturore Artistike Jehona Shqipëtare”-Tiranë ku mori titull nderi, “Poet Kombetar “Naim Frashri”.
Kjo pasohet në disa vite si bashkëautor i Antologjise Poetike Kombëtare, edhe në mars-2022 promovuar nga “Shoqata Kulturore Artistike Jehona Shqipëtare”-Tiranë,

Poeti Gjon Bushgjokaj, në shtator të vitit-2019 ka botuar librin e Tij të parë me titull “TË DUA SHQIPËRI”, me poezi dhe prozë të shkurtër, tashmë ai ka në poçes një libër tjetër me poezi dhe prozë, e cila së shpejti do jetë në dorën e lexuesit.

Autori Bushgjokaj ka shkruar shumë tregime dhe fabula, dialog me Gjergj Kastriotin (Skëndërbeu) tre të tillë, dialog me “Nënën Shqipëri”, ka shkruar në disa gazeta lokale e kombëtare.












