PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT.
Kur vetë shteti e drejtësia bashkëpunojnë dhe perfitojnë me krimin e prej krimit nuk kanë se si të marrin masa kundra tij.
Që të ndodh e kundërta dmth krimi të struket para shtetit duhet sa më shpejt;
-Funksionimi i shtetit të së drejtës me një sistem drejtësie totalisht të pavarur ku deputeti apo kushdo tjetër të mos nderhyjnë tek prokurori apo gjyqtari si edhe ka ndodhur.
-Sistem drejtësie i pakorruptuar ku krimi të mos blej e manipuloj provat, blej gjyqtarin e prokurorin dhe avokati të kthehet ne sekser.
-Të bëhet ngritja dhe funksionimi sa më shpejt i xhandarmarisë shtetërore për të luftuar që në thelb fenomenet që sjellin konlikte dhe luftë bandash.
-Të rishikohen në detaj konfliktet kriminale ne çdo qark dhe të identifikohen të gjithë ata që kanë mbrojtur, bashkëpunuar dhe përfituar prej krimit me qëllim për ta parandaluar krimin dhe për ta spastruar çdo struktur shtetërore prej tyre.











