InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Leksioni i mbretit Zog… Kosovës!

17 Gusht, 2022
in Artikuj, InfoPress, Të ndryshme
A A
Leksioni i mbretit Zog… Kosovës!

Prej pak ditësh, në Kosovë është rihapur për të disatën herë, tema e mbajtjes së shamisë nga vajzat nëpër shkolla. Me argumente pro dhe kundër, grupet janë vënë përballë njëri-tjetrit. Argumenti i kundërshtuesve, kryesisht ka të bëjë me moshën, ndërsa mbështetësit e shamisë argumentojnë se, Udhëzimi Administrativ i lëshuar nga ministria e Arsimit në vitin 2014, nuk ka të bëjë me mbulesën islame, por i referohet uniformës fetare.

Ndërkohë, ka qenë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili, e ka shprehur qëndrimin e tij, në lidhje me fushatën e nisur kundër ndalimit të shamisë në shkollat e mesme.

Ai ka bërë të ditur, se ministria e Arsimit po e përcjell me vëmendje shqetësimin, – siç ka thënë, – të disa qytetarëve, duke u shprehur se shamia duhet të lejohet në institucionet publike edhe në shkolla, por jo nën moshën 16-vjeçare. Sipas Kryeministrit, personat e moshës 16-vjeç, do të duhej të lejoheshin edhe të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe ato komunale. Ai ka bërë të ditur, se, po punojnë mbi projektligjin për liritë fetare, që do të shkojë në Kuvend.

 

Sakaq, një leksion vjen për Kosovën, nga një shekull më parë…

Dikur, në kohën e tij, mbreti Zog kishte ndaluar ferexhenë qysh në vitin 1937, këtë e kishte bërë me Ligj e madje, dënoheshin ata që inkurajonin gratë të mbuloheshin. Për këtë, ai e filloi me motrat e tij. Një fotografi shumë e vjetër, tregon elegancën e princeshave në atë kohë, në një vizitë që patën në Shkodër, fotografi kjo që ishte publikuar gjithandej botës.

Zogu ishte i prerë në qëndrimin e tij, për të krijuar një shoqëri të hapur dhe jo maskiliste, ku femra – gruaja – do të ishte simboli i jetës, dashurisë, respektit të thellë, devotshmërisë familjare dhe më gjerë.

Madje, ai shprehej “se nderin e shqiptarit, nuk mund t’ a mprojè nji mbulesé, por vetèm ka-rakteri burrnuer i tij dhe zakonet e pastra t’ onat, qi kemi trashiguem prej tè Parve t’anè”.

Shqiptari – tha Aj – duhet te jete shqiptar e, as Kisha as Xhamija, nuk duhet t’a influencojè ate pèr m’u largue nga ndèr- giegia, ndjenja dhe. ideja kombètare. «Kam respektin mâ le madh – deklaroi Mbreti i Shajptarve – pèr tè gjitha fetè è roi misionin tetar qi kryhet ndèr Kisha e ndèr Xhamina; por vetèm deri aty, se ndryshe kam me qènè anmiku mà i rreptè i atij qè do te”guxojè te perdoroje fene si mjet dasije kombétare. «Shqiptari, i c’do feje qofte, asht shaiptar e, kètij, nè rasè rreziku t’ Atdheut, nuk i vjen pèr ndihmè myslimani i Asisè ase i krishteni i Evropës.

Po ashtu edhe në reformat e ndërmarra në atë kohë, ishte përfshirë kjo çështje. Projektligji parashikonte masa të rrepta kundër kësaj veshjeje, duke e gjobitur çdo grua që mbulohej. 

Revista ilustronte me pamje, dy gra: e para me veshje tradicionale dhe natyrisht (sipas traditës tonë) e zbuluar, ndërsa gruaja e dytë është fotografuar nën maskën e ferexhesë. Autori shkruan: Një grua e mbuluar dhe gjith’ ajo grua e zbuluar prej ligjës shpëtimtare të Mbretit t’onë gjenial –  bie në sy pëe kohën, mendësia e hapur e autorit dhe ftesa gjithë shoqërisë shqiptare të ndikuar nga pushtimi otoman, për t’iu rikthyer qytetërimit evropian.

 

Sikur vërehet, gruaja shqiptare ka një vend shumë të rëndësishëm në familje, në punë dhe në shoqëri. Ajo është e respektuar në profesionin që ka zgjedhur dhe në çdo ambient. Zonjat shqiptare ishin të afta për të qenë në parlament, po ashtu sikur ato shquheshin në punët e shtëpisë, apo ruatjen e traditave të mjeshtërisë artizanale.

 

Është për t’u vlerësuar, puna e madhe nga ana e Mbretërisë, për ta vënë në vendin e nderit, Zonjën e shtëpisë, gruan intelektuale dhe të mirarsimuar dhe kjo, deri në zonat më të thella.

 

 

Mbretëria shqiptare pati një kujdes të veçantë, për trajtimin e çështjeve delikate që cekin kulturën, arsimin dhe emancipimin e gruas në shoqërinë e egër kanunore dhe patriarkale të një vendi të varfër, që rrekej të rimerrte shkëlqimin e fashitur në errësirën e gjatë të pushtimit turk.

Mbreti vetë, aspironte një Shqipëri të zhvilluar dhe me hapin e kohës e me sa duket, Kosova, duhet t’i rikthehet historisë… Në mos, të bëjë hapa mbrapa!..

Të Lidhura

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari
Të ndryshme

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari

20 Janar, 2026
Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale
Artikuj

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale

18 Janar, 2026
Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut
Artikuj

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

17 Janar, 2026
STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT
Artikuj

STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT

8 Janar, 2026
Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online
Artikuj

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online

29 Dhjetor, 2025
Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)
Artikuj

Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)

29 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi
Aktualitet

Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi

21 Janar, 2026

Rama përgjigjet ftesës së Trump për Bordit e Paqes: Angazhimi do t’i paraqitet Kuvendit
Aktualitet

Rama përgjigjet ftesës së Trump për Bordit e Paqes: Angazhimi do t’i paraqitet Kuvendit

21 Janar, 2026

Horoskopi ditor, 21 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 21 janar 2026

21 Janar, 2026

Shqipëria pjesë e ‘Bordit të Paqes’/ Rama vijon skenarin, i kthen letrën Trumpit
Aktualitet

Shqipëria pjesë e ‘Bordit të Paqes’/ Rama vijon skenarin, i kthen letrën Trumpit

20 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com