“Shihemi në Londër”, në vend të “Shihemi në shtator”. Daily Mail “shkon” në Has: Kryetari i bashkisë dëshiron t’i ndërtojë një statujë Mbretëreshës

Brenda qytetit shqiptar që humbet kaq shumë emigrantë të paligjshëm me varkë në Mbretërinë e Bashkuar, kryebashkiaku i tij dëshiron të ngrejë një statujë të Mbretëreshës.

Gazeta britanike Daily Mail përmes një reportazhi dedikuar emigracionit në Shqipëri drejt Anglisë duke hulumtuar mbi arsyet që mund ti çojnë të rinjtë shqiptarë të emigrojnë, thotë se tashmë Londra është si një shtëpi për ta.

Kryetari i Bashkisë Liman Morina, 52 vjeç , shkruan ajo, ka 4 vëllezër që jetojnë në Angli e pranon se qyteti i tij ‘ndihet pjesë e Londrës’ sepse pothuajse çdo familje ka një të afërm që jeton në kryeqytetin anglez ose në një qytet tjetër të madh në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai madje thotë se dëshiron të ngrejë një statujë të Mbretëreshës sepse kaq shumë djem adoleshentë po largohen nga qyteti për në Britani.

Një zyrtar zbulon se në fund të sezonit të verës, 19-vjeçarët që po largoheshin nga shkolla, u thanë lamtumirë mësuesve të tyre me fjalët “Shihemi në Londër”, në vend të “Shihemi në shtator”.

Ai shtoi: ‘Anglishtja tani është mësimi i preferuar në çdo shkollë të mesme. Nxënësit adoleshentë madje i thonë “Thank You sir” mësuesit kur mbaron mësimi.

Ata nuk humbasin kurrë një orë mësimore.E dinë se anglishtja është e rëndësishme sepse kanë nevojë për gjuhën kur të largohen.”

Shkolla e mesme më e madhe në qytet kishte 800 nxënës në vitin 2016.

Deri në fund të sezonit veror të këtij viti, ishin vetëm 480 në listën e shkollës. Pjesa tjetër kishte emigruar për në Britani.

"Shihemi në Londër", në vend të "Shihemi

Faqet e mediave sociale të njohura për adoleshentët, në veçanti TikTok, nxisin kërkesën për një jetë të re në Britani.

Bandat shqiptare që veprojnë në Francë postojnë vazhdimisht video që reklamojnë një ‘oferta verore’ për kalimet detare të Kanalit, me çmime deri në 2000 £ për person.

Megjithatë, shkruan gazeta, shqiptarët dikur ishin të rrallë në Britani. Deri në rënien e komunizmit tre dekada më parë, shteti i vogël ballkanik ishte një mbretëri e veçuar, me pothuajse zero kontakt me botën e jashtme.

Regjistrimi i 1991 në Mbretërinë e Bashkuar, dy vjet pas rënies së Murit të Berlinit, regjistroi  338 shqiptarë që jetonin këtu.

Sot, kjo shifër shkon në dhjetëra mijëra, të shumtët ilegalisht.

Dhe kështu numrat rriten. Këtë javë Zyra e Statistikave Kombëtare publikoi të dhëna të reja që tregojnë se shqiptarët përbëjnë një nga kombësitë kryesore për lindjet. Nënat shqiptare kanë lindur 3260 fëmijë vitin e kaluar vetëm në Angli dhe Uells.

Sigurisht që në Has po ndodh e kundërta.

Ka më pak fëmijë që lindin ndërsa të rinjtë gjejnë një jetë të re.

Dërkohë me vajzat ndodh tjetër gjë. “Ata nuk kanë nevojë të punojnë sepse vëllezërit e tyre u dërgojnë para nga Anglia.

Pakkush i kupton pasojat katastrofike për Hasin më mirë se Isaam Kuki, një ish-oficer policie 58-vjeçar, i cili jeton në qytet.

Ai nuk e ka parë djalin e tij Darimin që kur u largua për në Britani shtatë vjet më parë, në moshën 15-vjeçare.

Që atëherë, dy djemtë e mëdhenj të Kukit, në të 30-at, kanë shkuar gjithashtu.

Asnjë nga tre të rinjtë nuk ka leje qëndrimi në Britani, megjithëse ata lejohen të punojnë.

Rezultati? Është e vështirë për ta të vizitojnë Shqipërinë për të parë babanë ose gruan e tij 52-vjeçare që jetojnë vetëm, shkruan Daily Mail