InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rama, Nastradini i përparimit

6 Gusht, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Rama, Nastradini i përparimit

Nga Klodian Tomorri

Po na ngjet me Kryeministrin, ashtu siç i pati ngjarë një fisniku gjerman me Nastradinin e popujve të Veriut, Til Ulenshpigelin. Pasi kishte mashtruar me qindra njerëz nëpër Saksoni, Ulenshpigeli ishte shpërngulur në Hessen, ku nuk ja njihnin ende bëmat, duke u shtirur si një piktor me famë botërore. Fjala i vajti në vesh edhe Kontit të Hessenit, i cili u bë kurioz.

I mahnitur nga lavdet që Ulenshpigeli i thurte vetes, Konti i ofroi të pikturonte të parët e tij në muret e Kështjellës së madhe që kishte. Ulenshpigeli pranoi, por me dy kushte: 200 monedha ari parapagim dhe për katër muaj në Keshtjellë nuk do shkelte asnjë njeri tjetër, vetem ai me dy ndihmësit.

Për katër muaj, Til Ulenshpigeli hëngri dhe piu në kurrizin e Kontit pa bërë asnjë punë. Kur erdhi koha, që Konti të shihte pikturat, Nastradini shpiku një nga ato marifetet e tij.

“Përpara se të hysh në Kështjellë dhe të shohesh pikturat- i tha Kontit- duhet të dish diçka. Ata që janë budallenj dhe bastardë nga lindje jo legjitime, nuk mund t’i shohin dot pikturat.”

Konti u kënaq edhe më shumë nga kjo, pasi kështu do të kishte mundësi të zbulonte se kush nga fisnikët e Hessenit vinin nga lindje të jashtëligjshme apo ishin budallenj. Hyri Konti në Keshtjelle dhe Ulenshpigeli po i tregonte punën e tij. “Ja madhëri. Ky këtu është stërgjyshi juaj me kalin e tij, këtu është gjyshi juaj kalorës në betejë e kështu me radhë”.

Konti nuk shihte asgjë se aty nuk kishte asnjë pikturë. Mirepo kishte frike të thonte që nuk i shihte pikturat se do ta merrnin ose për budalla ose si bastard, që nuk e meritonte titullin e fisnikut. Ulenshpigeli mori paratë dhe iku, ndërkohë që të gjithë fisnikët që vizitonin Kështjellën bënin garë kush të lëvdonte më shumë pikturat, që nuk ekzistonin, nga frika se mos i merrnin për budallenj.

Kryeministri ynë piktor është në të njëjtin hall si piktori Nastradin. Pasi ka ngrënë për 9 vjet në kurrizin e popullit, ai duhet të tregojë pikturat e tij. Ata që nuk i shohin janë ose kafshë politiko- mediatike ose hiena që presin vec fatkeqësi për të ushqyer zjarrin e luftës politike.

Fjala vjen, sezoni turistik i këtij viti ishte më i rregullti, më shembullori dhe më i sigurti. Madje jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin. Kush nuk mendon kështu, ose më keq akoma kush shqetësohet për pasigurinë në plazhe është ose budalla ose kafshë.

Korrupsioni është ulur dhe nuk ekziston më. Kush shikon vjedhje në punët e qeverisë është ose qorr ose non grata.

Ekonomia është sot më e fuqishmja ndër të gjitha vendet fqinje. Kush flet për varfëri është ose tradhëtor i blerë nga armiqtë ose tutkun. E kështu me radhë.

Pra kushdo që nuk sheh përparimin e madh të Shqipërisë në çdo fushë e çdo drejtim është një budalla ose i padenjë në rastin më të mirë. Në rastin më të keq nje cakall që ushqehet me vrasje.

Nëse Fan Noli do të ishte sot mes nesh, me shumë gjasë atë bejten e famshme që i pat thurur Ahmet Zogut një shekull më parë do ta kishte bërë pak më ndryshe.

Rroftë Edi Rama, rroftë

Shakaxhiu i përparimit

Brez pas brezi u kujtoftë

Si stërnip i Nastradinit

Dhe këto janë gjëra normale. Ndodhin kudo në botë.

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com