Diell dhe temperatura të larta, mësoni si do të jetë moti sot

Moti për sot parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Në jug e juglindje vranësirat parashikohen në zhvillim gjatë mesditës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e verilindja e lehtë. Në mesditë hera-herës e vrullshme në bregdet dhe lugina. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:     

në zona malore 16 deri 32°C

në zona e ulëta 19 deri 38°C

në zona bregdetare 20 deri 37°C