Lefter Geshtenja:
Dje protestova si prind dhe si qytetar për të ndalur këtë shtet që vret.
Nuk ndryshon asgjë nëse një ministër ikën e një tjetër vjen, për sa kohë në krye të kësaj qeverie është Edi Rama. 

Nuk di çfarë duhet të ndodh më shumë në këtë vend që një zyrtarë, drejtor, ministër apo kryeministër të japi dorëheqjen!
Prej vitesh, Policia e Shtetit ka qënë përgjegjëse për situatën e rëndë kriminale sepse i ka shërbyer pushtetit dhe jo shtetit.

E gjithë energjia e opozitës duhet të shpenzohet për të rrëzuar Edi Ramën. Kjo është rruga e vetme për një vend normal, ku polici nuk të vret, ku taksidari nuk të gjobit, ku shtetari nuk te grabit, ku qytetarët nuk duan të ikin sa më parë nga një vend si Shqipëria!
