Vrasja e 7-vjeçares në Himarë/ Nis protesta përpara Ministrisë së Brendshme

Nis protesta para Ministrisë së Brendshme, e thirrur nga Shoqëria Civile nën moton: “Nuk e vrau varka, por shteti”.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase, i cili më parë kishte mbajtur edhe postin e kreut të Komisariatit të Himarës.

Shoqëria civile ka bërë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, duke i bërë përgjegjës për ngjarjen tragjike.

Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë edhe Partia Demokratike, si dhe Partia e Lirisë.