InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Sali protopapa” i jetës reale, kush ishte dhe ku ndërroi jetë…

1 Gusht, 2022
in InfoPress, Kulturë, Të ndryshme
A A
“Sali protopapa” i jetës reale, kush ishte dhe ku ndërroi jetë…

Mos e besoni po deshët: “Personazhi në film ngjan shumë në pamje me mua”. Protopapa në film, një ngjashmëri e frikshme me Sali Protopapën origjinal. (Impresion nga një histori reale).

Kam një krenari në karrierën time që sa herë që e kujtoj e lë mënjanë modestinë që ma vënë re shumë miq, shkruan gazetari dhe moderatori i njohur Roland Qafoku.

Nga Roland Qafoku

Arsyen ndoshta e kam të fortë. Në shkurt të vitit 2001 kam intervistuar në Boston të SHBA-së Sejfi Protopapën, personazhin real Sali Protopapa të filmit “I Teti në Bronx”.

Historia reale e jetës së tij që një pjesë e njohin, u pikturua si një personazh negativ në këtë film që për hir të vërtetës tregonte pjesë nga rezistenca gjatë Luf t ës së Dytë Botërore por ama ishte një film gati plotësisht i indoktrinuar.

I larguar nga Shqipëria në nëntor të vitit 1944, Sejfi Protopapa jetoi, u arsimua dhe punoi si shkencëtar në SHBA deri në laboratorin sekret të bombës atomike Los Alamos në New Mexico të SHBA.

Me orë të tëra unë intervistova këtë personazh aq të çuditshëm dhe isha vërtetë me fat që e kam fiksuar në median shqiptare.

E intervistova edhe në banesën e tij në Wayland të Massachusetts duke botuar një cikël shkrimesh në gazetën “Panorama”, e intervistova edhe në Tiranë në vitin 2010 për televizonin “Ora News” kur punoja si Drejtor Informacioni.

Jam shtangur disa herë gjatë intervistës për ato që ai i tregonte. për Saliun e filmit dhe Saliun e vërtetë. për aktivitetin fillimisht si i ri komunist në Berat, për miqësinë me Margarita Tutulanin, për kalimin nga komunistët te Balli Kombëtar.

Për të fortin që kishte bërë në pazarin e Roskovecit, ku mori namin si i forti i zonës e deri te arratisja në SHBA. Teksa po dëgjoja për herë të parë për shokimin që kishte pësuar kur në vitin 1988 kishte parë për herë të parë filmin komunist dhe për takimin me Dritëro Agollin në Tiranë, dalëngadalë fillova të shtangesha unë.

Po dalloja që Saliu orgjinal para syve të mi kishte një ngjashmëri të habitshme me Saliun e filmit ose më saktë, aktori Pirro Mani kishte realizuar një portret aq të përafërt me Protopapën orgjinal saqë ishte e frikshme.

E shikoja me vëmendje Protopapën orgjinal dhe pyesja veten: Si ka mundësi që Pirro Mani, pa e parë, pa e takuar, e pa ditur asgjë për Protopapën orgjinal, por vetëm nga e përshkruara e Dritëro Agollit në libër arriti të krijonte një personazh të tillë kaq të përafërt?!

Flokët, gjestet dhe mënyra e të folurit ishin të njëjta, vërtetë mbeta pa fjalë për orë të tëra teksa e kundroja gjatë intervistës. ironia është se në vitin 2002 Pirro Mani shkoi në SHBA.

Pirro Mani jetonte në New York dhe Sejfi Protopapa në Wayland të Massachusetts. Saliu i vërtetë dhe Saliu aktor ishin vetëm 6 orë larg me tren ose 4 orë me makinë.

A ke dëshirë ta takosh Piro Manin”, e pyeta Protopapën orgjinal. “Nuk e di. Ai ka bërë punën e vet. filmi është i shtrembëruar nga realiteti. por ama ai aktori ka nxjerrë një figurë që në pamje më ngjan shumë”, – thoshte Protopapa origjinal.

Si ka mundësi? Tani, as Sali Protopapa orgjinal dhe Sali Protopapa aktor nuk jetojnë. Orgjinali ndërroi jetë në 2014, ndërsa aktori ndërroi muaj më parë. ndoshta takohen në qiell dhe atje luajnë një film real, atë të përjetësisë që dikur i bashkoi një rastësi të çuditshme.

Të dy ishin shqiptarë të mëdhenj në formatin dhe profesonin e tyre. Orgjinali, Sejfi Protopapa, një antikomunist dhe intelektual i klasit të parë dhe i dyti, Pirro Mani, një aktor i përmasave botërore./konica.al

Të Lidhura

Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar
Të ndryshme

Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar

18 Tetor, 2025
Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit

17 Tetor, 2025
Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!
Të ndryshme

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

12 Tetor, 2025
Zbuloni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë
Të ndryshme

Zbuloni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë

8 Tetor, 2025
Fruti që lufton kancerin dhe plakjen, përfitimet e konsumimit të shegës
Të ndryshme

Fruti që lufton kancerin dhe plakjen, përfitimet e konsumimit të shegës

5 Tetor, 2025
Facebook dhe Messenger me rregulla të reja për përdoruesit!
Të ndryshme

Facebook dhe Messenger me rregulla të reja për përdoruesit!

27 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Xheneta flet hapur për ndjenjat ndaj Gjestit: Kam qenë rrugës për t’u dashuruar…
Show Biz

Xheneta flet hapur për ndjenjat ndaj Gjestit: Kam qenë rrugës për t’u dashuruar…

19 Tetor, 2025

Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë

18 Tetor, 2025

Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar
Të ndryshme

Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar

18 Tetor, 2025

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës
Aktualitet

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës

17 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com