InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Roza Anagnosti, pse ia dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

24 Korrik, 2022
in InfoPress, Kulturë, Të ndryshme
A A
Roza Anagnosti, pse ia dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

Roza Anagnosti-Xhuxha, ka lindur në Tiranë më 27 tetor të vitit 1943. I ati ka qenë oficer karriere, kurse nënë shtëpiake. Pas çlirimit të vendit më 1944, familja u shpërngul në qytetin e Shkodrës ku jetonte edhe familja e gjyshit nga nëna. Aty përfundoi shkollën fillore dhe të mesme. Qëkur ishte në kopsht ka treguar prirje artistike (muzikë dhe balet), që u bënë më të dukshme e më të qëndrueshme me ecurinë e viteve.

Nën drejtimin e pedagogëve L.Deda, H.Shahini, Tonin Harapi në Shtëpinë e Pionierit dhe Preng Jakova në Shtëpinë e Kulturës, kur për tre vjet bëri kurse baleti me balet maestro profesionist, do të startonte edhe rrugën e bukur të artit. Por sikurse shkruan artistja në kujtimet e saj, megjithëse u cilësua si një vajzë me talent në të ardhmen, ëndrra e saj nuk e pati të lehtë.

Dënimi i të atit, përjashtimi nga liceu

Në fëmijërinë dhe adoleshencën e Rozës së bukur, të lindur enkas për t’u bërë artiste, këngëtare, balerinë, rënduan privimet të shumta, shpirtërore dhe material, për arsye se i ati në vitin 1950 u dënua me 15 vite burg për akuza politike. Me nënën dhe motrën e madhe vuajtën varfërinë dhe të gjitha pasojat e luftës së klasave: Artistes së ardhshme iu ndërpre e drejta për të vazhduar liceun artistik në Tiranë, duke e përjashtuar kur kish  vijuar vetëm dy muaj mësimet.

Kjo është goditja e rëndë e ëndrrës së saj, por nuk u mposht dëshira për t’u arsimuar. Roza kthehet në Shkodër ku vazhdoi gjimnazin “29 Nëntori”. Por në të njëjtën kohë dha provimet me korrespodencë në Liceun Artistik dega e artit dramatik. Në vitin 1965 u diplomua në degën e dëshiruar, duke çelur njëherësh dritën jeshile për t’iu futur rrugës së artit.

Roza Anagnosti, gurthemeli e Teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Si do që ishte fare e re, kur u inaugurua godina e teatrit “Migjeni” në Shkodër, bëhet fjalë në vitin 1958, 15-vjeçarja, nxënëse e shkollës së mesme, Roza e bukur dhe e talentuar, u angazhua në premierën e parë të teatrit të Estradës. Më pas edhe në teatrin dramatik në pjesën “Kunora e nuses” e dramaturgut Kolë Jakova dhe regji të Lec Shllakut: -Suksesi që arrita me interpretimin tim në këtë dramë – shprehet Roza, startoi jetën time në fushën e artit. Ajo u emërua aktore me trupën e teatrit “Migjeni”.

Tashmë ishte hapur rruga dhe Roza do të ishte protagoniste me rolet e sa në shumë spektakle të tjera duke mbërritur tek personazhi i Norës në dramën “Nora” të Andrea Skanjetit, që ishte edhe regjisori i saj. Me këtë rol aktorja e re, fitoi çmimin “Si interpretuesja më e mirë ndër aktoret femra në festivalin e dytë kombëtar të teatrove profesioniste të Shqipërisë.

Lirimi i babait nga burgu, Roza pushton ekranin

Në vitin 1961 babai i Rozës, u lirua nga burgu. Një numër estrade i filmuar dhe shfaqur në ekran, tërhoqi vëmendjen e kineastëve. Roza e ishte fare e re, por edhe e bukur dhe Isha e re me talent, ra në sy të regjisorit G.Erebara. Ai do të xhironte një film për Migjenin dhe e ftoi të luante “Murgeshën”.

Pas këtij roli, në filmin “Detyre e Posaçme”, interpretoi rolin e “Mësueses” dhe më pas në filmin “Toka Jonë” rolin e Files me regjisor Hysen Hakani dhe drejtor fotografie Dhimitër Anagnostin, që i vuri syrin aktores së re, jo vetëm për ta bërë protagoniste të shumë filmave, por ajo do të bëhej edhe bashkëshortja e tij e ardhshme.

Martesa me regjisorin, emërimi i Rozës në Teatrin Kombëtar.

Pasi interpretoi dhjetëra role kryesore në Teatrin “Migjeni”. Roza Xhuxha, që artdashësi shkodran e shihte të ardhmen e teatrit, u nda nga skena ku doli për herë të parë, sepse në tetor të vitit 1964, u martua me regjisorin Dhimitër Anagnosti. Që nga ky vit ajo u emërua  aktore në Teatrin Popullor ( sot Teatri Kombëtar).

Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar në Tiranës dhe në kinematografi. Ajo  bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmime të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art.

Rolet e interpretuara nga Roza Anagnosti

Numërohen rreth 120 role në teatër dhe kinematografi e TV, interpretuar nga aktorja. Ajo ka punuar me regjisorët më të shquar të teatrit,  por si askush tjetër ka interpretuar në shumë emisione në Radio e TV shqiptar.

“Në vitin 1985 jam nderuar me titullin “Artiste e Merituar” dhe në vitin 1995 dola në pension por duke vazhduar krijimtarinë time si aktore e lirë si në skenë në film dhe spektakle poetike”, thotë aktorja. Ajo tashmë mbahet mend edhe me rolet e saj më të fundit në dramën “Medea” e Euripidit, roli i Mendeshës, filmi i fundit “Gjoleka djali i Abazit” me rolin e nënës.

Të Lidhura

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar
Kulturë

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar

21 Tetor, 2025
Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri
Të ndryshme

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri

21 Tetor, 2025
Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë
Kulturë

Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë

19 Tetor, 2025
Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar
Të ndryshme

Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar

18 Tetor, 2025
Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit

17 Tetor, 2025
Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!
Të ndryshme

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

12 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar
Kulturë

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar

21 Tetor, 2025

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?
Shëndetësi

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?

21 Tetor, 2025

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri
Të ndryshme

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri

21 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 20 tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com