InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Surprizë tjetër për shqiptarët”- PD denoncon skandalin e radhës: Sipërfaqet pyjore do t’i jepen oligarkëve! Premtuan pyje orbitale, por mbollën hekur e beton

19 Korrik, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Garë intelektualësh për drejtimin e degëve të PD në Tiranë.

Partia Demokratike ka denoncuar se sipërfaqet pyjore do t’i jepen oligarkëve me një draft vendi qeveritar që do të kalojë së shpejti.

PD paralajmëroi se “ky vendim nuk është gjë tjetër veçse përpjekja e radhës për të futur duart e gjata të korrupsionit në pasurinë e fundit kombëtare ende të pashfrytëzuar, pyjet e vendit”.

Anëtarja e Kryesisë, Fatbardha Kadiu në një deklaratë për mediat thekoi se biznesi qeveritar i ndërtimit ka planifikuar resorte të reja në zona pyjore, dhe kjo “do të thotë se mijëra pemë të rrezuara, qindra hektarë pyje të shpyllëzuar, dhe ndërhyrje mjedisore që e zgjerojnë edhe më gjurmën e ndotjes”.

PD u kërkoi organeve të drejtësisë të hetojnë “mbi këtë projekt ligësie, dhe Kuvendit të Shqipërisë që të rezistojë”, teksa shtoi se ligjvënësit nuk mund të sillen si pupacë qeveritarë.

Deklarata:

Pasi premtuan pyje orbitale dhe në vend të tyre mbollën hekur e beton;

Pasi folën për Rilindje urbane dhe shtruan me pllaka sheshe qytetesh banorët e të cilëve i përzunë me politika anti-qytetare;

Pasi ligjëruan për reforma strukturore dhe e vetmja strukturë që krijuan ishte kanabizimi i vendit;

Pasi u mburrën për epërsi kulturore dhe iu vunë institucioneve dhe veprave të traditës me kazmë e qysqi;

Pasi programuan shëndetësi falas dhe shtrenjtuan vdekjen në spitalet publike;

Pasi transferuan të gjitha pasuritë publike në llogaritë e tyre mbuluar me presta nome;

Pasi dhanë çdo gjë me koncension, nga barnat deri te bregdeti në stilin e lajmëruar që në fillim: “nuk keni para gjë akoma”, e kanë një surprizë tjetër për shqiptarët: shpyllëzimin e vendit!

Një draft-vendim qeveritar që do të kalojë së shpejti, do t’i marrë Shqipërisë edhe territorin e fundit relativisht të paprekur, sipërfaqen pyjore.

Partia Demokratike paralajmëron se, ky vendim nuk është gjë tjetër veçse përpjekja e radhës për të futur duart e gjata të korrupsionit në pasurinë e fundit kombëtare ende të pashfrytëzuar, pyjet e vendit.

Biznesi qeveritar i ndërtimit, pas betonizimit të qyteteve të mëdha dhe bregdetit, me sa duket ka planifikuar resorte të reja në zona pyjore.

Kjo do të thotë mijëra pemë të rrezuara, qindra hektarë pyje të shpyllëzuar, dhe ndërhyrje mjedisore që e zgjerojnë edhe më gjurmën e ndotjes.

U bëjmë thirrje qytetarëve të lirë dhe komuniteteve civile që të vrasin frikën, të tregohen të vëmendshëm para këtij pushtimi të ri qeveritaro-oligarkik, që do të vijë nën maskën e zhvillimit, por do të sjellë para për pak xhepa dhe rrënim për ta.

Partia Demokratike do t’u dalë në krah të gjithë atyre që ngrihen për mbrojtur pasurinë kombëtare të një Shqipërie në rrezik.

U kërkojmë organeve të drejtësisë të hetojnë mbi këtë projekt ligësie, dhe Kuvendit të Shqipërisë që të rezistojë.

Ligjvënësit nuk mund të sillen si pupacë qeveritarë.

Të Lidhura

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026
Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026
5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026

TË FUNDIT

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026

8 Prill, 2026

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com