Shpetim Axhami, kryetar i PLL
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT
PLL, përshëndet votimin e sotëm të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, sipas të cilit miratohet propozimi i Francës, duke i hapur rrugë çeljes se negociatave për Shqipërinë dhe vetë Maqedoninë e Veriut.
Për PLL, hapja e negociatave për Shqipërinë me BE dhe antarësimi i plotë i yni në BE, pavarsisht kjo e vonuar prej mos përmbushjes së kushteve prej qeverisë shqiptare, mbetet dhe është një qëllim i domosdoshem në vetvete.
Të gjithë faktorët politik dhe institucional në vendin tonë duhet të bëjnë maksimumin e mundshëm që Shqipëria të përmbushi kushtet dhe kriteret e BE dhe të plotësoj çdo standart të vendeve antare të saj për t’u bere sa më shpejt edhe ajo pjesë e kësaj familje të madhe europiane.











