InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

A janë në fakt “UFO-t” armë të reja sekrete të SHBA-së ose Rusisë?

16 Korrik, 2022
in Artikuj, InfoPress, Të ndryshme
A A
A janë në fakt “UFO-t” armë të reja sekrete të SHBA-së ose Rusisë?

Nga Holman W.Jenkins, Jr.

Tashmë e dimë se UFO-t nuk janë sisteme sekrete ruse, deklaruan disa blogerë dhe analistë, pasi pushtimi i dështuar i Rusisë në Ukrainë, nuk arriti të prodhojë prova të aftësive të avancuara të Moskës. Në fakt, ne nuk e dimë me siguri një gjë të tillë.

Është e vërtetë, që të ashtuquajturat Fenomene Ajrore të Paidentifikuara ose UAP, siç i quan ushtria amerikane, ka të ngjarë të mos jenë ruse. Shikimet më të besueshme të supozuara,kanë qenë ato të pilotëve ushtarakë amerikanë gjatë misioneve stërvitore në hapësirën ajrore të rezervuar për operacionet stërvitore ushtarake amerikane.

Nëse objektet janë reale dhe produkt i ndonjë qeverie, ka të ngjarë të jenë tonat. Por një teknologji e tillë do të kishte një rrezik destabilizues, dhe me gjasë nuk do të zbulohej nga asnjë fuqi që e zotëronte atë. Nëse pamjet misterioze janë ato që duken – objekte të vogla fluturuese tejet të shpejta dhe shumë të manovrueshme – atëherë ato do ta prishnin menjëherë ekuilibrin e vendosur prej disa dekadash nga armët bërthamore.

Kjo pasi sistemet e supozuara pa pilot, mund të përdoren për të shkatërruar me shpejtësi dhe tërësisht forcat bërthamore të armikut, edhe pa përdorur armë bërthamore. Në pushtimin e Ukrainës, Rusia ka flirtuar me shumë rreziqe strategjike. Dhe do të kishte shumë më tepër se sa kaq, nëse do të zbulonte aftësi ushtarake transformuese.

Kina dhe India do të ishin po aq të alarmuara sa SHBA-ja dhe NATO-ja, duke i dhënë fund çdo barriere që i mban ato tani gati neutrale në luftën e Rusisë. Për ata që nuk e kanë vënë re, çështja e UFO-ve u rishfaq në skenë me një urgjencë të re pas publikimit të vitit 2017 nga Pentagoni të disa videove të regjistruar nga pilotët amerikanë të objekteve fluturuese të pashpjegueshme.

Vitin e kaluar, një raport i paklasifikuar nga Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së (DNI), theksoi se nuk mund ta zgjidhte dot këtë mister. Në maj të këtij viti, zëdhënësi kryesor i Pentagonit i quajti “shumë të rëndësishme” seancat dëgjimore në Kongres në lidhje me këtë çështje.

Ish-shefi i CIA-s së Obamës, Xhon Brenan, deklaroi në një intervistë për mediat, se të dhënat e deritanishme sugjerojnë një “lloj aktiviteti, për të cilin disa mund të thonë se përbën një formë të ndryshme të jetës”. Raporti i DNI përmendi 80 raste midis viteve 2004- 2021, në të cilat fenomene të pashpjegueshme ajrore, u zbuluan nga lloje të shumta sensorësh ushtarakë.

Përfundimi i supozuar i komunitetit tonë të inteligjencës:”Shumica e UAP-ve të raportuara, përfaqësojnë ndoshta objekte fizike”. Në një shkrim të mëhershëm, unë kam shpjeguar arsyen pse për arsye hapësinore dhe kohore, ato nuk kanë gjasa të jenë anije kozmike aliene.

Një pikëpamje alternative, mund të gjendet në një libër të ri nga ish-bankieri Mark Gober, i cili e mbështet tezën e tij tek besueshmëria e shumë njerëzve , që besojnë ose dyshojnë se kanë parë prova të takimeve me alienët.

Por, kushdo që përfshihet në këtë debat, duhet të nisë të dyshojë nga deklaratat e fundit të disidentes ruse Julia Latinina, e cila po në këtë gazetë bëri thirrje javën e kaluar për një “garë të re armatimi”, duke përfshirë “armët shumë të sakta, që mund të shkatërrojnë sistemet e lëshimit të armëve bërthamore të Rusisë, dhe t’ia bëjmë të qartë zotin Putin se ne nuk kemi frikë t’i përdorim ato”.

Për SHBA-në, zbulimi i aftësive të tilla do të ishte një “As” nën mëngë, madje më shumësesa për Kremlinin. Nëse ekzistojnë, këto armë do të duhej të testoheshin diku, me shumë mundësi në ndonjë poligon ekzistues. Ndaj do të ishte i pashmangshëm vëzhgimi i tyre nga personeli i trajnuar.

Raporti i DNI, lejon në një mënyrë disi ironike që programet sekrete të qeverisë të shpjegojnë vërtet pamjet e regjistruara. Histeria masive është gjithashtu një mundësi, e nxitur nga fenomene të përditshme, shpjegimi i të cilave, nëse do të mësohet, do të ishte “i mërzitshëm”, siç thoshte dikur senatori Marko Rubio.

Tek e fundit shikimet e dokumentuara të UAP nga ushtria, janë vetëm një nëngrup i vogël pretendimesh të pashpjegueshme që vërehen në mbarë botën. Një histori kryesore ka të bëjë me dëshminë e personelit ushtarak amerikan, që pretendon se vizitorët e huaj kanë përdorur teknologjinë e botës tjetër për të çaktivizuar armët tona bërthamore.

I ashtuquajturi Incidenti i Pyllit Rendëllsham, është vetëm më i famshmi  nga këto episode. Agjencitë e inteligjencës së vendeve të tjera, po i kushtojnë vëmendje debatit tonë për UFO-t, edhe nëse nuk po i publikojnë “përfundimet” e tyre. Vladimir Putin, ish-agjenti gjakftohtë i KGB-së, ka arsyet e tij për të reklamuar herë pas here super–armët ruse, që nuk ekzistojnë ose që ekzistojnë vetëm si projekte në letër.

Kërcënimet e tij bërthamore nuk burojnë nga hiçi. Kur të hapen arkivat, mund të zbulojmë se ai po kërkon t’i kundërvihet asaj që ka frikë se janë lojërat mendore të SHBA-së, për të nxitur dyshimet e qeverisë ruse në lidhje me ekzistencën e mundshme të super-aftësive të pazbuluara të Pentagonit. / “Wall Street Journal” 

Të Lidhura

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari
Të ndryshme

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari

20 Janar, 2026
Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale
Artikuj

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale

18 Janar, 2026
Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut
Artikuj

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

17 Janar, 2026
STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT
Artikuj

STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT

8 Janar, 2026
Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online
Artikuj

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online

29 Dhjetor, 2025
Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)
Artikuj

Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)

29 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Psikologe Marsela Lekli: Stop manipulimit me autizmin!
Aktualitet

Psikologe Marsela Lekli: Stop manipulimit me autizmin!

21 Janar, 2026

Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi
Aktualitet

Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi

21 Janar, 2026

Rama përgjigjet ftesës së Trump për Bordit e Paqes: Angazhimi do t’i paraqitet Kuvendit
Aktualitet

Rama përgjigjet ftesës së Trump për Bordit e Paqes: Angazhimi do t’i paraqitet Kuvendit

21 Janar, 2026

Horoskopi ditor, 21 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 21 janar 2026

21 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com