Nga Luçiano Boçi
📌Amnistia fiskale ndër të tjera është instrument për të legalizuar paratë e korrupsionit të grabitura në këto 9-vite pushtet.
⚠️Është amnisti për “çunat” e zyrave të shtetit tonë të madhërishë, jo vetëm për të tjerët.
Milionerët e rinj “zyrtarë” të Shqipërisë do jenë zyrtarët e sotëm.
Tenderxhinjtë, gjobaxhinjtë, taksaxhinjtë, drejtorxhinjtë, ministraxhinjtë, delenxhinjtë, e deritanishëm do emërtohen si zengjinët e rinj të vendit, në sajë të djersës e mundit të tyre grabitës.
⚠️Amnistia fiskale do të sjellë më në fund “parajsën më te re fiskale” në botë.
Vendin ku s’të hyn gjë në këmbë po vure para të paligjshme.
Vendin ku gjen zbatim deviza “paraja s’ka erë po ka amnisti”.
Vendin ku pastrimi i parava bëhet,
jo nëpërmjet skemave, por nëpërmjet ligjit.
Vendin ku titujt e nderit nuk janë kont, sir, dukë, sepse jemi në mbretërinë e parasë së pisët që bekohet e që me një ferman bëhet komplet e pastër.
Titujt e nderit janë: Korrupsionist, Kanabist, Krenarist, Patronazhist, Lëpirist e shumë -ist të tjerë.
❓E nëse kjo merr vërtet formë, po ne si qytetarë çfarë titulli e misioni do t’i vemë vetes?!
PROTESTUES DERI NË FUNDIN E KËSAJ QEVERISJE TË ÇMENDUR‼️
#shqipërianërrezik❗️
#bashkohumefrontinpërshpëtimkombëtar❗️











