Demokrati Xhelal Mziu, tha se protesta që do të zhvillohet më 7 prill është një protestë e vonuar.
Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, Mziu tha se sot Shqipëria është në një situatë kritike si asnjëherë më parë, ndërsa shtoi se çmimet janë më të lartat në botë.
Xhelal Mziu: Është një protestë shumë e vonuar. Zgjedhjet e 25 prillit, u tjetërsuan, u blenë. Sot Shqipëria është në një situatë kritike, si asnjëherë tjetër. Ne kemi çmimet më të larta në botë. Jo vetëm demokratët por edhe socialistët e shohin se kjo qeveri nuk është zgjidhja për vendin tonë. Ne duhet t’i kujtojmë kësaj qeverie se nuk është ai person që mund të bëjë ç’të dua.
Ai u shpreh i bindur se protestës do i bashkohen edhe socialistët pasi nuk janë të kënaqur me udhëheqjen e qeverisë.
Xhelal Mziu: Jemi në demokraci dhe duhet të funksionojë çdo gjë. Jam i bindur që jo vetëm demokratë do të jenë pjesë e protestës, së datës 7. Nuk është vetëm për një person, është një betejë masive për të shpëtuar nga situata në të cilën ndodhemi.











