InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Dashuria nuk mbaron, ndryshojnë njerëzit”. Fragment emocionues nga “Net pa gjumë, puthje për mëngjes”

25 Qershor, 2022
in InfoPress, Kulturë, Lifestyle, Të ndryshme
A A
3 shenjat e horoskopit që kanë frikë të bien në dashuri

Fragmenti i mëposhtëm është shkëputur nga romani i autorit italian Matteo Bussola “Net pa gjumë, puthje për mëngjes”. Romani trajton jetën e përditshme të një babai (Matteos), i cili ka tri vajza dhe mundohet t’i përgjigjet gjithë pyetjeve plot kureshtje të vajzave të tij. I shkruar thjesht dhe bukur, me skena të shumta qesharake, ky roman është një zgjedhje perfekte për ju që jeni duke bërë listën e librave që doni të lexoni buzë detit.

Dje Anna më pyeti: “- Babi, po nëse ti dhe mami ndaheni, kush do mbajë dy vajza dhe kush një?”. Isha në kuzhinë e po prisja qepët dhe pyetja më erdhi papritur.
“Në ç’kuptim, Anna?”, – e pyeta.
“Jemi tre motra, tha, motrën e tretë nuk mund ta ndani përgjysmë!”

Më erdhi për të qeshur. Doja t’i përgjigjesha: “Mos u shqetëso, e dashur, mami dhe unë nuk ndahemi kurrë”, – po nuk doja ta gënjeja, sepse e di që çdo marrëdhënie ndryshon çdo ditë dhe gabimi më i madh që mund të bësh ndaj vetes, është pikërisht ai që të mendosh se je i pamposhtur.

“Anna”, i thashë, “nëse do të ndodhë që një ditë unë dhe mami të ndahemi, do t’ju shikojmë të trejave, pak unë dhe pak mami, mos u shqetëso”.
“Po te Mrs. Doubtfire, babai i shikonte fëmijët vetëm të shtunën” – më tha.
“Anna, ndonjëherë kur prindërit ndahen mund të ngjajnë disa gjëra. Ndoshta nuk janë ndarë mirë dhe grinden. Por unë dhe mami kemi qenë gjithmonë dakord që edhe nëse ndahemi, ju do jeni gjithmonë para gjithçkaje. E kuptove? Gjithmonë”– i thashë.

Më nguli sytë pa folur.
“Babi”, tha papritur, “…po dashuria mund të mbarojë?”
U mendova një çast para se të përgjigjesha.
“Dashuria nuk mbaron, ndryshojnë njerëzit”, – i thashë.
“Njerëzit?”, më pyeti.
“Anna, edhe të rriturit rriten, e di? Ti tani je një fëmijë i rritur, shtatë vjet më parë ishe një foshnjë e vogël. Kështu funksionon pak edhe për mamin dhe babin. Unë kur kam njohur mamin isha një njeri ndryshe, edhe ajo. E rëndësishme është, që kur dy persona duhen, të ndryshojnë bashkë ose të respektojnë ndryshimet e tjetrit. Prindërit, me fëmijët e tyre, bëjnë këtë gjë, ndërsa mes tyre nuk ia dalin gjithmonë, prandaj dashuria për fëmijët është unike dhe nuk mbaron kurrë”, i thashë.

“Po ti, kur njohe mamin, si e dije që ishte mami?”, më pyeti.
“Nuk e dija”, i thashë.
“Si e kuptove që kishe dëshirë ta doje?”, tha.
“Atë”, i thashë, “…e kuptova gati pas dhjetë minutash”.
“Nga?” më tha.
“Kur u takuam për herë të parë, ngriti flokët pas, lart kokës dhe bëri një topuz pa pasur llastik, thjesht duke i bërë nyje”, i thashë.
“Dhe atëherë?” më tha.
“Dhe atëherë kuptova që ajo kishtë shumë nevojë për një llastik”, i thashë, “dhe unë për flokët e saj”.
“Po ti e kishe, një llastik?” më tha.
“Jo”, i thashë, ..”por kur mami e kuptoi këtë, kishte nisur të më donte”.

“Babi! Atëherë, e ke gënjyer”, më tha.
“Ndoshta pak, por mami ishte e para që më bëri të kisha dëshirë të kërkoja një llastik, më kupton çfarë dua të them?”
Më pa për disa sekonda.
“Merre babi”, më tha duke hequr llastikun që kishte në flokë, “..kështu ti dhe mami nuk do ndaheni”.

Të Lidhura

Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë
Kulturë

Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë

17 Shkurt, 2026
Sokol Gjoni: Poezia e Klodiana Çobos, dëshmi e pjekurisë së vonuar të dashurisë
Kulturë

Sokol Gjoni: Poezia e Klodiana Çobos, dëshmi e pjekurisë së vonuar të dashurisë

16 Shkurt, 2026
14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit
Lifestyle

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

9 Shkurt, 2026
Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet
Lifestyle

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

5 Shkurt, 2026
AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET
Të ndryshme

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET

29 Janar, 2026
’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’
Kulturë

’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’

23 Janar, 2026

TË FUNDIT

“Më çoni në shtëpi”: Gruas i bie të fikët në rrugë
Aktualitet

“Më çoni në shtëpi”: Gruas i bie të fikët në rrugë

22 Shkurt, 2026

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”
Artikuj

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”

22 Shkurt, 2026

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

21 Shkurt, 2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 21 shkurt 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e shtunë, 21 shkurt 2026

21 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com