InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Plas në PD e Berishës/ Belind Këlliçi padit Evi Kokalarin dhe i kërkon 10 milionë lekë: E ka bërë baltë! Paratë do i shpenzoj kokërr më kokërr (DOKUMENTI)

17 Qershor, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Plas në PD e Berishës/ Belind Këlliçi padit Evi Kokalarin dhe i kërkon 10 milionë lekë: E ka bërë baltë! Paratë do i shpenzoj kokërr më kokërr (DOKUMENTI)

Deputeti demokrat Belind Këlliçi njofton se sot ka paditur për shpifje aktivisten Evi Kokalari, pas sulmeve publike që kjo e fundit ka ndërmarrë ndaj tij. Këlliçi publikon padinë dhe bën me dije se ka kërkuar dhe shpërblim monetar nga aktivistja që i qëndroi në krah Sali Berishës gjatë Foltoreve.

“Prej shumë ditësh, publikisht, jam sulmuar nga Zj. Evis Kokalari, me gjuhë më linçuese se ajo e kundërshtarëve tanë politikë”, shkruan deputeti i PD-së së rithemeluar nga Sali Berisha, duke vijuar “Shi me baltë nuk ka! Ka shi që dheun e bën baltë, dhe Zj. Kokalari e ka bërë baltë ndaj personit tim dhe FRPD që unë drejtoj, duke e cilësuar “klan” brenda PD.”
Politikani i djathtë shkruan se tashmë Evi Kokalari ka barrën të faktojë në gjykatë çdo të thënë të saj kundrejt Belind Këlliçit dhe FRPD. “Paratë e dëmshpërblimit do t’i shpenzoj kokërr më kokërr si donacion për të rinjtë e FRPD”, shkruan ai.

“Detyrimi i të paditurës për të shpërblyer paditësin Belind Këlliçi për dëmin jo pasuror në masën 1,000,000 Lekë (një milion lekë) për shpifjet dhe fyerjet e publikuara në rrjetin social Facebook si dhe në mesazhet telefonike të shpërndara”, thuhet në dokumentin e shpërndarë nga vetë Këlliçi.

Reagimi i plotë dhe padia e Belind Këlliçit, për Evi Kokalarin:

Prej shumë ditësh, publikisht, jam sulmuar nga Zj. Evis Kokalari, me gjuhë më linçuese se ajo e kundërshtarëve tanë politikë. Janë hedhur drejt meje akuza të shumta nga më absurdet, të cilat qëndrojnë në gojën e Zj. Kokalari dhe në faqen e saj në rrjetin social Facebook.

Duke njohur së brendshmi situatën politike në Partinë Demokratike dhe rrugëtimin tonë të vështirë për të dalë nga përplasjet e muajve të fundit, kam qëndruar i heshtur për t’i dhënë hapësirën Zj. Kokalari t’i japë zë të gjithë mllefit, xhelozisë dhe urrejtjes për të rinjtë në Partinë Demokratike.

Ky sulm nuk është i beftë. Gatitej që nga koha kur në Foltoret e nismuara nga Doktor Berisha, përpos Zj. Kokalari, u pozicionuan të rinjtë e FRPD; mes tyre edhe unë.

Kam zgjedhur të mos i përgjigjem me “dazibao” akuzave dhe me komente Facebooku, prandaj sot, në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kam depozituar një padi kundër personit në fjalë, për shpifjet, fyerjet dhe mesazhet telefonike të shpëndara prej saj.

Shi me baltë nuk ka! Ka shi që dheun e bën baltë, dhe Zj. Kokalari e ka bërë baltë ndaj personit tim dhe FRPD që unë drejtoj, duke e cilësuar “klan” brenda PD.

Maloren e politikës, unë Belind Këlliçi, e kam ngjitur sëbashku me të rinjtë e FRPD, në shumë fushata derë më derë, qindra e qindra protesta kundër qeverisë, dhe do të vazhdoj me ta krah për krahu si ditën e parë.

Këto akuza nuk më japin aspak dhimbjen e dhunës së ushtruar ndaj nesh komisariateve të policisë e nuk janë gas lotsjellës që të lotoj prej tyre, mirëpo i kam përjetuar të gjitha me jo pak mërzi, por gjithnjë brenda pritshmërive politike.

Zj. Kokalari iu desh kohë për të më goditur me disa prej akuzave dhe shpifjeve të përdorura nga socialistët kundrejt meje. Nuk është rastësi që këto etiketime janë hedhur në qarkullim fillimisht nga Erion Veliaj përpara dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kryebashkiakun unë e luftoj politikisht para dhe pas Foltores, ndërkohë që akuzuesja ime i është publikisht mirënjohëse për gadishmërinë ndaj fondacionit të saj!

Zj. Kokalari kërkon të jetë etaloni i konservatorizmit në Partinë Demokratike. Kjo është e drejta e saj.

Unë kërkoj një Parti Demokratike për të gjithë, ku anëtarët të shprehen lirshëm, pa u druajtur se do të kalojnë në sitën e zonjës. Po këto janë opinione politike, të cilat ne mund t’i zgjidhim pa përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj mendimit ndryshe dhe pa ndërmarrë fushata linçuese ndaj njëri-tjetrit, sepse demokratët janë lodhur nga sherrnaja.

Tashmë Zj. Kokalari ka barrën të faktojë në gjykatë çdo të thënë të saj kundrejt Belind Këlliçit dhe FRPD. Bujrum të vijë dhe të faktojë qoftë dhe një akuzë të vetme!

Për të gjitha akuzat, fyerjet, mesazhet telefonike dhe nxitjen për fyerje dhe linçim ndaj meje dhe FRPD, në vigjilje të Ditës Botërore Kundër Gjuhës së Urrejtjes, sot e padita Zj. Kokalari dhe i kërkova gjykatës dëmshpërblim.

Paratë e dëmshpërblimit do t’i shpenzoj kokërr më kokërr si donacion për të rinjtë e FRPD, nëpërmjet një moduli trajnues dhe edukues për gjuhën e urrejtjes, fake news dhe linçimin publik.

Rrjetet e mia sociale janë të hapura për komunikim me cilindo prej jush. Unë nuk i limitoj komentet në faqen time në Facebook. Uroj që kjo të mos shihet si shumë liberale!

Unë do t’i përmbahem gjithnjë etikës së komunikimit dhe nuk do të diskutoj për mungesën e koherencës së askujt, pavarësisht se Zj. Kokalari mund të tentojë të përdorë në gjykatë luhatjet e saj të shpeshta publike për të mohuar të pamohueshmen e shkruar.

Faleminderit të gjithëve për durimin dhe mbështetjen e pakursyer tashmë prej vitesh ndaj meje!

Gjithmonë mirënjohës ndaj të rinjve të FRPD dhe Partisë Demokratike

Të Lidhura

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026
Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026
Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026
Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
Aktualitet

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

17 Mars, 2026
PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë
Aktualitet

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë

17 Mars, 2026
Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë
Aktualitet

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë

16 Mars, 2026

TË FUNDIT

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com