InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

‘Dumani Papers’, ‘Electiongate’ dhe ‘Pentagon Papers’!

17 Qershor, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Berisha, Rama, Helmut Kohl dhe një krahasim i gabuar!

Nga Luçiano Boçi

Vendimi i SPAK për dënimin e gazetarëve, qoftë dhe njërit prej tyre, që nxjerrin pjesë nga deponimet e të penduarit të drejtësisë Dumani, është sa antikushtetues po aq dhe i çuditshëm.
Shqetësimi i SPAK është i arsyeshëm, por rruga e gjetur e paarsyeshme. Informacionet sensitive dhe me pasoja në zinxhirin e individëve pjesëmarrës në një ngjarje, duhet të ruhen nga vetë ata që e kanë detyrë një gjë të tillë.
As më shumë e as më pak është i ngjashëm me vendimin e Ramës, i cili akuzoi gazetën BILD dhe gazetarin e saj Peter Tiede për nxjerrje të përgjimeve të dosjeve 184 dhe 339, për skandalin e shitje-blerjes së votës, të quajtur dhe ELECTIONGATE, nga drejtuesit e lartë të PS përfshi dhe vetë Ramën.
Rama doli me bisht ndër shalë nga kjo akuzë.
SPAK, sikurse RAMA në rastin e BILD, pavarësisht rolit specifik brenda një ngrehine që pretendon drejtësinë, nuk mund të dalë mbi kushtetutën e vendit dhe kësisoj të mbytet në padrejtësi.
Zyrtari ka detyrë ta ruajë sekretin shtetëror, ndërsa gazetari investigativ ka detyrë ta publikojë atë.
E garanton KUSHTETUTA.
Liria e fjalës dhe shprehjes është e pacënueshme.
Një rast i përafërt, i domosdoshëm për t’u sjellë për publikun, për të kuptuar vendimin e padrejtë të SPAK, mbetet rasti i skandalit të quajtur PENTAGON PAPERS.
Në 13 Qershor 1971, New York Times, filloi botimin e një sërë artikujsh, ku jepeshin pasazhe nga raporti 7000 faqesh, Top Secret i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA , i hartuar me kërkesë të Robert McNamara asokohe Sekretar i Mbrojtjes.
Raporti zbulonte para publikut përfshirjen politike e ushtarake 30 vjeçare, nga 1945 deri 1967, të SHBA dhe të administratave që nga Truman, Eisenhower deri Nixon, përfshirë Kennedy e Johnson. Madje konkludimi për këtë të fundit ishte se “gënjeu sistematikisht, jo vetëm publikun, por dhe kongresin” për mundësinë e fitores së kësaj lufte të konsideruar të humbur në raport, pavarësisht se mijëra amerikanë dërgoheshin ende në front.
Botimi shkaktoi një valë të gjërë protestash të forta kundër luftës dhe debati politik.
Ishte Daniel Ellsberg, hartues i raportit bashkë me mikun e tij Anthoni Russo që e fotokopjuan atë dhe ia dorëzuan gazetarit Neil Sheehan të New York Times.
Pas botimit dhe alarmit të shkaktuar dhe pasi kërkuan nga gazeta mosbotimin vullnetar, gjë që u refuzua, Nixon dhe prokurori i përgjithshëm John Mitchell nxorrën një urdhër të gjykatës federale që detyronte NYT, të ndëpresë botimin. Botuesi i NYT Arthur Ochs Sulzberg refuzoi, duke theksuar se “ato janë pjesë e rëndësishme e historisë që duhej të ishin nxjerrë më parë dhe që nuk shkelin sigurinë kombëtare”.
Në solidaritet me NYT, më 18 qershor, reporteri Ben Bagdikian dhe redaktori Ben Bradlee të Washington Post, filluan botimin e pjesëve të tjera të servirura po nga Ellsberg.
Kur ndihmës prokurori i përgjithshëm i SHBA Rehnquist, kërkoi urdhër-ndalimi botimi për Washington Post, gjykatësi Murray Gurfein nuk pranoi, duke argumentuar se: “Siguria po ashtu qëndron në vlerën e institucioneve tona të lira”.
Qeveria amerikane e apeloi vendimin duke riakuzuar gazetat NYT dhe WP, e gazetarët e tyre dhe më 26 qershor Gjykata Supreme pranoi shqyrtimin.
Në 30 qershor (koincidencë e zezë për Ramën) Gjykata Supreme dha vendimin 6 me 3 në favor të New York Times dhe Washington Post, duke rrëzuar qeverinë amerikane në pretendimin e saj për nxjerrje të sekretit shtetëror.
Shtypi i lirë triumfoi kështu ndaj “sekreteve” qeveritare.
Argumenti bindës i trupës prej 9 anëtarësh ishte Amendamenti i parë i Kushtetutës amerikane. Ky Amendament garanton lirinë e mendimit, të fjalës, fesë.
Në një paragraf të vendimit shkruhej:
“Vetëm një shtyp i lirë dhe i pakufizuar mund të paraqesë në mënyrë efektive mashtrimet e një qeverie”
Njëkohësisht dhe Ellsberg e Russo u çliruan nga akuzat për spiunazh dhe nxjerrje sekreti.
Ngjashmëria e kësaj ngjarje me situatën e botimit të dëshmive të Dumanit është e prekshme
Për më tepër “sekreti” i Dumanit krahasuar me sekretin e Vietnamit është fare, fare krejt banal, sepse publikimet nuk cënojnë asnjë lloj sigurie kombëtare.
Cënojnë zyrtarët qeveritarë të Ramës, po.
Amendamenti nr 1 i Kushtetutës Amerikane që garanton këtë liri është i gdhendur dhe në Kushtetutën tonë në Kreun II të saj.
Gazetarët nuk i pengon asgjë që nëse sigurojnë dëshmitë, të mos i publikojnë ato. Krim është kur i deformon ato për qëllime shantazhimi politik, apo përfitimi monetar.
Madje për gazetarinë e vërtetë mospublikimi është i gabuar dhe i dënueshëm moralisht e profesionalisht.
Nëse i marrin dhe nuk i botojnë për të mbrojtur emra të caktuar qeveritarësh, janë duke shkelur mbi etikën dhe profesionalizmin e tyre.
Çdo vendim për t’i dënuar gazetarët për arsye të shprehjes së lirisë së tyre, është një përpjekje për të rikthyer ligjet famëkeqe të agjitacion-propagandës të diktaturës nën një okelio të re dhe dëshmi e legalizimit të censurës.
Drejtësi, pa liri fjale në një sistem demokratik, nuk mund të ketë.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com