Nga, Marjan NDOJA

Një moment i veçantë kur flet për burrin 86 vjeçar, i cili nepermjet frymëzimit të tij shpirtëror, na sjell njeriun e botës së paster njerëzore i cili sjell thesarin e krijmtarisë si sherbesë e referencë për botën akademike.
Është fjala për Musë Tahir Zogu i lindur në vitin 1936 në fshatin Zhdrellë i cili rrjedh nga një familje fisnike, bujare, me tradita nacionaliste kombëtare për trevën e Rrafshit të Dukagjinit.
Etja për dituri që në moshë të re, ndërtimi i jetës nepermjet punës si mjet jetese, e bën atë njeriun e fortë e të zellëshem përballë sfidave që Kosova jonë e dashur ka përjetuar.
Musë Tahir Zogu qysh në moshë të re mbetet pa prind, por asnjëherë nuk i mungoi ushqimi i kulturës e edukatës familjare, pasi ai gjithnjë respektonte dëgjesën për të rregjisturar në mendjen e tij të ardhmen e shpresën.
I arsimuar vetëm me arsimin 4-vjeçar atë fillor, e për tu bërë molla e ndaluar arsimimi i mëtejshem, pasi regjimi serb nuk i donte të shkolluar kosovarët e aq më sunduese makineria serbe ndaj familjeve patriotike të frymëzuara me nacionalizëm kombëtar.
Për Musë Tahirin zgjidhja e vetme ishte puna për mbijetesë i cili për 40 vite ushtron bariun e kopesë së deleve, por më vonë edhe si hotelier deri sa pensionohet.
Ai duket se frymëzimin e tij për të shkruar tregime e poezi e ka ushqyer që herët në odën e burrave, aty ka dëgjuar për të folur edhe vetë neser, ndalesa për shkollim me siguri se ka ngjallë rebelizëm në shpirtin e tij duke kujtuar e menduar të kaluarën, represionin serb ndaj popullit, e ka frymëzuar edhe kopeja e shënjtë me bardhësinë e saj për ta mbushur shpirtin e trunin e tij me bardhësi në krijimtari.
Musë Tahir Zogu përplasjet e brendëshme shpirtërore i ka shfryer me shkrim e këndim, i cili nuk heshti në zierje shpirtërore por shpertheu në krijmtari duke lënë të zezën mbi të bardhë.
Tregimet e poezitë e tij sot janë të botuara e jo thjeshtë dorëshkrim, ai befason secilin intelektual me nervin e përkushtimin që sjell në pënen hapsinore.
Krijimtaria e tij; 1.Jeta në vetmi në vitin 1986.
2.Bariu Poet,-2012.
3.Tregimet dhe poezitë e babës Musë – 2015.
4.Vargje dashurie – 2018.
5.Njeru që foli me Zotin – botimi i fundit, të gjitha keto së bashku tregojnë qartë çlirimin e brendësisë për tu bërë i hovëshem me ndriçim e realitet me vepra, për të sherbyer brezave e përse jo edhe botës tonë arsimore e krijuese.
Fort i nderuar Prosor Musa!
Ju sot jeni 86 vjeçar dhe i shëndetëshem, ti sot je referencë e prosori i jetës për secilin nga ne.
Ndaj dhe të uroj jetë të gjatë e të shëndetëshme.
Qofsh i gëzuar dhe i lumtur!













