InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Matjanët e dijnë se historitë e lirisë e të së drejtës qytetarere, janë histori rezistence dhe bashkimi

15 Qershor, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Matjanët e dijnë se historitë e lirisë e të së drejtës qytetarere, janë histori rezistence dhe bashkimi

Nga Lindita DODA

Strategjitë apo praktikat e pastudiuara administrativo-qeveritare po rezultojnë dërrmuese dhe shpopulluese për Matin në këtë dekadën e fundit.Është e dhimbshme që matjanët janë aq apatikë në reagim, aq pragmatisë në sjelljen politike,e ndoshta po aq provincialë në lobim sa koha dhe e ardhmja vështirë t’jua falë.!

Reagimet e dy deputetëve të opozitës që përfaqësojnë Matin për hirë të së vërtetës nuk kanë munguar, por që po rezultojnë krejtësisht të pamjaftueshme. Ndoshta do të ishin provuar dhe instrumenta të tjerë si ai i mobilizimit publik për të protestuar e jo vetëm…! Vetëm fjala qoftë nga foltorja e parlamentit apo studiot e TV në këto kohë absurde dhe qeverisje absurde që jetojnë nuk ka sesi të mjaftojë.

Deputetja që përfaqëson maxhorancën në Mat hesht.Kurrësesi s’do merrem me arsyet pse hesht se këto i dimë mirë ne matjanët,(ka kohë që Mati e matjanët konsiderohen e flitet me to vetëm kur janë në mes interesa elektorale). Me pasojat e heshtjes së saj dhe të drejtuesëve me interesa të parcelizuara personale në Mat është obligim ti trajtojmë ,të mos i pranojmë sidomos kur preken direkt interesat e një komuniteti të një krahine të tërë.

Nuk marr përsipër në këtë shkrim të përtyp me detaje juridike projektin e “Hartës gjyqësore” të trajtoj këtu standardin Europian të gjyqtarëve për numër banorësh, që është një gjyqtar për 10 mijë banorë as numërin e cështjeve që gjykata e Matit trajton që janë afro 1500,as kriterin për numër gjyqtarësh e as rritjen e shpenzimevet e sistemit të burgjeve që vijnë detyrimisht nga transferimi i gjykatës,as rregullimet nënligjore të nevojshme të karakter procedurial në fushën e të drejtës,as me shqetësimin dhe kaosin që do të krijojë mbyllja e gjykatave respektive. Me këtë janë marrë e po merren specialistë, është tashmë publik reagimi i Komitetit Drejtues të Dhomës Avokatisë të Shqipërisë i cili i gjen hartës së re gjyqsore në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta .Se ky vendim cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtesi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes ne ceshtjet penale, civile dhe administrative. Ky reagim është bërë i njohur tashmë për opinionin publik dhe komunitetet e interesuara presim me shpresë nga ata zgjimin e arsyes së institucioneve qeveritare vendim marrëse për rishikimin e saj, por shqetësimi im konsiston në pasojat e papërballueshme sociale për bashkëqytetarët e mij,të cilin e kam obligim si pjesë e tyre e si matjane të ngre zërin në emër të tyre.

Si qytetare e ndiej detyrim moral të shprehem dhe të protestoj mbi këtë veprim arbitrar dhe pa logjikë sociale. Kjo është një pakujdesi dashakeqe për Matin.Nuk është e para,është në vazhdën e qëndrimeve arbitrare administrative për Matin me një zinxhir pasojash për qytetarët e tij që cënon rëndë ekonominë e tyre të pakët.

Dihet që harta gjyqësore është nismë kombëtare po,dhe ligjore po.

Po ndjeshmëria sociale a u mendua?

A ka grupe interesi që preken?

A u pyetën ata?

Secili ligj apo nismë ligjore s’ka si bëhet pa u menduar dhe komponetët socialë,logjik e financiar se kemi të bëjmë me një komunitet me ndjeshmëri shumë delikate sociale.Është rrethi me një varfëri ekstreme me migimin dhe emigrimin deri në shpopullim.

Referuar shtrirjes demografike të Matit problemet janë disa:

Së pari aksesi në shërbime dhe në dhënien e drejtësisë si dhe kostot shtesë financiare, sidomos për personat me pamundësi financiare

Si mundet një qytetar nga Macukulli ,Ulëza apo Mallesh të marrë shërbim në Dibër kur respektivisht nga Macukulli në Burrel i duhet 2 orë rrugë edhe sikur të niset nga ora 6 e mëngjesit për të ardhur në Burrel, po nga Burreli në Dibër,edhe sikur linjat e rregullta urbane të jenë të rregulluara duhen edhe 2 orë të tjera…!

Ku e gjen kohën fizike secili qytetar të marrë shërbim nga gjykata në Dibër në orën 8 ose 9 apo dhe në 10 ?

Si do ta realizojnë prezencën fizike?

Po sa rritet kostoja financiare?

Po vështirësia e stinës së dimrit, shto këtu dhe kushte klimatike të zonës sonë ?

Nga një përllogaritje e thjeshtë Macukull – Burrel dhe anasjelltas 600 lekë, shto 1.000 vajtje –ardhje në Dibër,po avakoti që e shoqëron,po konsumi ditor se jemi njerëz, shumëzuar këto për të paktën 5(pesë) seanca gjyqësore ku shkon llogaria dhe kjo për një cështje të thjeshtë psh: Si kërkesë për vërtetim fakti ,drejtim automjeti pa patentë… etj

Po larg qoftë probleme të tjera?

Po nëse shtërnguar nga orari të duhet të marrësh taksi si mund t’ia dalë qytetari matjan?

Cila familje matjane do ta përballonte këtë kosto sa ju rriten shpenzimet gjyqsore qytetarëve matjanë?

Kjo është cmenduri ta mendosh e jo më ta vuash këtë katastrofë sociale dhe financiare për qytetarët matjanë…!

E dyta po garantimi i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar si do ta marrin?

Garantimin efektiv të të drejtave kushtetuese e ligjore të atyre kategori qytetarësh që duhet të mbrohen posaçërisht nga shteti dhe që të mos diskriminohen sipas parashikimit të nenit 18 të Kushtetutës. Konkretisht personat me aftësi të kufizuar apo ata që ndodhen në pamundësi ekonomiko – financiare nuk konsiderohen fare në studim dhe si pasojë duke qenë edhe pjesa më vulnerabël e shoqërisë do të mbeten akoma edhe më të diskriminuar në krahasim me qytetarët e tjerë. Pasojë e mbylljes së një gjykate rrethi apo apeli qoftë do të largojë profesionistët dhe shërbimet e nevojshme (ekspertë, noter, përkthyes etj.) nga ai vend dhe detyrimisht kjo do të çojë edhe në mungesë të theksuar shërbimesh e detyrojë këtë kategori që ose të mos ndërmarrë asnjë veprim për të kërkuar respektimin e së drejtës apo mbrojtjen e interesit të ligjshëm ose ta ketë këtë veprim me kosto shtesë ndoshta edhe më të lartë se një qytetar normal për shkak te kufizimit fizik apo pamundësive të tjera në lëvizje.
Si pra do ta marrin ata këtë shërbim?

Si mundet?

Cila mendje prodhimtare e produktive do prodhonte mundësi e arsye për këtë kategori mjaft të ndjeshme sociale?

E treta po hiqet kontrolli mbi territorin probleme me çështjet e ngutshme të qytetarëve matjanë si ato të sigurimit të padisë si dhe ndoshta kryesorja zbehet roli i një sigurie dhe parandalimi të problemeve të caktuara kriminale, familjare apo shoqërore. Mbyllja e gjykatës dhe prokurorisë lë shteg dhe mund të stimulojë që pushteti ekzekutiv të mos ketë më kontroll apo të bëhet sa më i vështirë një kontroll i akteve të tij administrative apo qoftë edhe veprimeve në kundërshtim me ligjin. Probleme të tjera që do të mund të jenë pasojë e mbylljes së gjykatave mund të reflektohen në asetin shoqëror në ato qytete duke detyruar profesionistë apo qytetarë në emigrim të detyruar të qytetarëve matjan qoftë ai i brendshëm ose të jashtëm me pasoja në shkolla ,spitale dhe njësi tregtare e sociale.

E katërta në këtë nismë gjyqsore nuk thuhet në asnjë rrjesht të saj se riorganizimi i gjykatave do të bëhet në bazë qarku,ndërsa në tryeza diskutimi specialistësh po trajtohet si e tillë të paktën për qarkun Dibër cka sjell cënim të rëndë të balancimit të pushteve kjo me pasoja në të ardhmen.

Me Matin u bë vazhdë tashmë,filluar me trasferimin e drejtorive të institucioneve qëndrore sociale, kjo krahinë është lënë në harresë. Mos e thëntë zoti e tranferojnë sic thonë “gojët e liga” dhe drejtorinë e Ndërmarrjes së Ujësjellsit e të na duhet dhe ujin që marrim me zero kosto(me rrjedhje të lirë) nga Vinjolli të na ta “zhdoganojmë “ në Dibër për të na e përkthyer të taksuar sa ta mendojnë ata.Mos e thëntë zoti këtë se robi po tejkalon cdo logjikë e arsye në kohën në të cilën jetojmë.

Kemi shkuar deri aty sa shpesh pyesim veten:

A dinë matjanët të protestojnë për të drejtat e tyre?

A ju duhet atyre më shumë shkak se kur ju është cënuar dhe shkel e drejta në mënyrë të shfrenuar deri në represion administrativ,social e moral.Nëse po dhe sa duhet të presin të mos jenë sic janë vonë në gjithcka e për gjithcka…

Si përfundim ju kujtoj bashkëqytetarëve të mij se liria dhe e drejta njerzore e qytetare kurrë nuk ka ardhur e as nuk do vijnë nga qeveria, as nga levat apo përfaqësuesit e saj… Historitë e lirisë e të së drejtës qytetarere,janë histori rezistence dhe bashkimi. Kjo na takon ne matjanëve. Lobimet e padrejta lokaliste ,dashakeqe me Matin dhe interesat e matjaneve duhet të marrin fund po u shpopulluar më tej kjo krahinë.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj
Show Biz

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

19 Mars, 2026

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 18 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 mars 2026

18 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com