Nga Ilir ALLKJA, mjek
Sot shumica e të rinjve besojnë se duke u angazhuar në një forcë politike mund të arrijnë lehtësisht qëllimet e tyre në jetë.
Kjo “histori suksesi” që ka lulëzuar këtë 10-vjecar në grazhdin rilindas nuk duhet të përhapet në kampin opozitar.
Absolutisht që nuk jam kundër forcës së rinisë për ta transformuar këtë vend, të rinjtë janë e ardhmja, por vazhdoj të këmbëngul që ata se pari duhet të laureohen, duhet te marrin edukimin e nevojshëm për t’i shërbyer me dije vendit, jo me spiropalizëm.
Për opinionin tim, të rinjtë e kanë vendin nëpër auditore, duke kryer mastera e doktoratura, vetëm kështu mund të ketë shpresë për të ardhmen e Shqipërisë!











