InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

INTERVISTA/ Pas takimit me Begajn, reagon Moisiu: I dhashë përvojën time mes Nanos e Berishës

5 Qershor, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
INTERVISTA/ Pas takimit me Begajn, reagon Moisiu: I dhashë përvojën time mes Nanos e Berishës

Bajram Begaj ditën e parë si President e shfrytëzoi për të marrë këshilla. I zhveshur me dekret presidencial nga roli i tij si ushtarak, takimin e tij të parë Begaj e zhvilloi me një tjetër ish-ushtarak me përvojë presidenciale, Alfred Moisiun.

Larg vëmendjes së medias, Begaj dhe Moisiu kanë diskutuar për pozicionin e kreut të shtetit dhe rolin e tij në një situatë vazhdimisht të tensionuar politike. Ish-Presidenti Moisiu i kontaktuar nga Abc e përshkroi në këtë mënyrë takimin me Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj.

“Unë mendoj se z. Begaj do të jetë një President i mirë, për vetë faktin jo vetëm se bisedova me të dhe pashë mendimet e tij, integritetin e tij. Sepse ka shumë rëndësi integriteti i Presidentit të Republikës aq më tepër në kushtet e politikës shqiptare, pasi këtu “të rrëmbejnë” për t’i zgjidhur problemet si i do njëri apo tjetri.

Sigurisht që do të kishte qenë më mirë. Por tek ne, gjërat kështu shkojnë. Politika në pjesën më të madhe më shumë shikon tekat dhe inatet e saj sesa interesin e përgjithshëm. Duke vlerësuar integritetin e Presidentit të ri dhe përvojën e tij si ushtarak, Moisiu është optimist për rolin që Begaj do të ketë në çështjet e pazgjidhura me Greqinë.

Intervista e plotë

Pyetje: Sot keni zhvilluar një takim me presidentin e zgjedhur Bajram Begaj. Nga përvoja juaj a mendoni se Begaj do të jetë një President që do t’ia dalë të jetë i pacënuar nga përplasjet e vazhdueshme politike?

Z.Moisiu: Unë mendoj se z. Begaj do të jetë një President i mirë, për vetë faktin jo vetëm se bisedova me të dhe pashë mendimet e tij, integritetin e tij. Sepse ka shumë rëndësi integriteti i Presidentit të Republikës aq më tepër në kushtet e politikës shqiptare, pasi këtu “të rrëmbejnë” për t’i zgjidhur problemet si i do njëri apo tjetri. Madhje disa herë edhe në shkelje të kushtetutës, edhe mbi ligjin. Por z. Begaj mu duk shumë pozitiv dhe krijova një bindje që ky zotëri do ta kryej këtë detyrë ashtu siç duhet në interes të popullit dhe të gjithë Shqipërisë.

Pyetje: Ju shoh shumë optimist për presidnecën e z. Begaj pas takimit me të?

Z.Moisiu: Po unë jam optimist se vërtetë do të jetë një president i mirë. Do ta mbroj kushtetutën.

Pyetje: Kishit ju këshilla për mënyrën se si duhet ta ushtroj ai këtë detyrë?

Z.Moisiu: Tani unë këshillë nuk i dhashë por i fola për përvojën time. I dhurava edhe librin që kam bërë “Midis Nanos e Berishës” për përshkruar gjithë periudhën e Presidencës time. Me problemet politike e negative. Përplasjet që kam pasur dhe kështu me rradhë.

Pyetje: Moisiu mendon se për kandidaturën e z. Begaj duhet të kishte pasur edhe një konsensus dhe vota të opozitës?

Z.Moisiu: Sigurisht që do të kishte qenë më mirë. Por tek ne, gjërat kështu shkojnë. Politika në pjesën më të madhe më shumë shikon tekat dhe inatet e saj sesa interesin e përgjithshëm.

Pyetje: Ka një çështjet që pritet të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe do të ketë vendimmarrjen e z. Begaj që lidhet me problematikat e pazgjidhura me Greqinë. A mendoni se me përvojën e tij si ushtarak z, Begaj do të jap eksperiencën e tij jo vetëm për mandatimin e një grupi negociator por edhe për të zgjidhur një ngërç të hershëm me Greqinë?

Z.Moisiu: Për këtë problematikë në radhë të parë duhet të ketë një sens patriotik. Ky sens patriotik, zotit Begaj jo vetëm që nuk i mungon por e ka me shumicë. E dyta, duhet të ketë një integritet për të ruajtur interesat e kombit dhe popullit tonë. Zakonisht njerëzit që hyjnë në pazare nuk i vënë re këto gjëra. Ndërsa z. Begaj mu duk njeri me integritet dhe që ka synime të qarta në detyrën e tij. /abcnews.al

Të Lidhura

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026
5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026
I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

TË FUNDIT

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026

7 Prill, 2026

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com